...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lajthitja e radhës e Donal Tusk: Europa ‘kërcënohet’ nga Amerika, Rusia dhe Kina

SHJ

01/02/2017 - 12:45

Donal Tusk, historiani, ish kryeministri polak dhe president i Këshillit Europian, e radhiti Amerikën e Donald Trampit, në një letër, të cilën ua dërgoi 28 udhëheqësve kombëtar të BE-së, me vetësigurinë e Kinës dhe agresionin e Rusisë, si disa nga fuqitë më të mëdha globale duke e bërë të ardhmen e Europës tejet të paparashikueshme. Tusku thoshte në letër se BE-ja përballet me sfidat më të rrezikshme të të gjitha kohërave që nga koha e integrimit europian, veçanërisht duke cituar ndryshimin e qeverisë në Uashington e cila gjendet mes kërcënimeve kryesore të jashtme të Europës:

“Një Kinë, le ta quajmë, në rritje e sigurtë në vetë-vete, veçanërisht mbi dete, politika agresive e Rusisë kundrejt Ukrainës dhe fqinjëve të saj, luftra, terrori dhe anarkia në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, me Islamin radikal të luajë një rol të madh, gjithashtu dhe deklarata shqetësuese nga administrata e re amerikane, e bëjnë të ardhmen tonë tejet të paparashikueshme”.[1]

Kujtoj se Tusku referendumin e Britanisë për dalje ose jo nga BE-ja, e vlerësoi se dalja...“mund të shkatërronte jo vetëm BE-në por edhe tërësinë e civilizmit politik perëndimor”: sepse ajo do të forconte forcat politike anti-europiane.[2] Por dalja e saj tregoi pikërisht të kundërtën: se qoftë BE-ja qoftë Britania nuk u dëmtuan fare, nesë me ‘dëmtim’ kuptojmë dëmin politik dhe ekonomik që na përmendte Tusku.

Njëlloj –i padrejtë dhe i nxituar- është edhe vlerësimi i tij lidhur me Amerikën, Rusinë dhe Kinën. Sepse ndërsa orientimi politiko-ekonomik ‘introvert’ i Trampit nuk mund të shqetësojë asnjërin përveç korporatat dhe bankat amerikane, të cilat, nëse Trampi e realizon objektivin e tij —t’i kthejë në atdhe— do të kenë më pak përfitime, Kina, gjendet në mes të krizës që ka krijuar, falë globalizmit neoliberal në të cilin është integruar pjesërisht, financiare dhe ekologjike, dhe Rusia, vetëm “agresore” nuk është lidhur me Ukrainën, nëse gjykojmë drejtë shpërthimin e krizës atje, të cilën e nxiti Uashingtoni i Obamës me bashkëpunimin e tërthortë të Brukselit. Kështu, në vend të kuptojë efektet e politikave ‘introverte’ të Trampit në raport me BE-në dhe vendet e tjerë, dhe efektet e politikave ekonomike ‘ekstroverte’ të Kinës në raport me ekonominë europiane dhe të bëjë autokritikë për përfshirjen e tërthortë të Brukselit në destabilizimin e Ukrainës, na tregon se Europa kërcënohet nga këto tre fuqi botërore! Domethënë, kodra pas bregut.

Shpërnjeh, gjithashtu, ftesën e fundit të Kremlinit, pavarësisht faktit se Rusia u përfshi në luftën e Ukrainës dhe pësoi humbje dhe dëme, për të cilat është përgjegjëse edhe BE-ja...ftesën e saj për një detantë të re.    



[1]Brussels hits out at ‘worrying’ words from Trump administration, FT, 31 January 2017.

[2]Donald Tusk: Brexit could destroy Western political civilization, BBC, 13 June 2016.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA