Liban: një luftë tjetër po përgatitet mes Iranit, Izraelit dhe Arabisë Saudite
Hezbollahu ka krijuar 20,000 ushtarë me kohë të plotë dhe të stërvitur mjaft mirë, 25,000 rezervistë dhe zotëron më shumë se 100,000 raketa.
SHJ
11/11/2017 - 16:27
Ndërsa BBC-ja konkludon se lufta e ardhshme në Lindjen e Mesme mund të jetë mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe mund të karakterizohet si “luftë e ndërmjetme” dhe, mund të çojë në “luftë të ftohtë dhe të gjatë” mes dy vendeve,[1] një analizë në “The Guardian” tregon se udhëheqja politike dhe ushtarake e Izraelit ka konkluduar se një luftë me Hazbollahun e Libanit po bëhet gjithnjë dhe më e mundshme pavarësisht paralajmërimeve prej shumë muajsh se një luftë e tretë libaneze do të jetë më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse se lufta e fundit e vitit 2006-të.
Tensionet në rritje në kufirin verior me Sirisë dhe Libanit janë rritur muajt e fundit dhe Izraeli ka pranuar se hamendësimi se Hazbollahu – një aleat kyç që lufton përkrah regjimit të Asadit – do të shkatërrohet në një konflik të zgjatur sirian, është i gabuar meqë lufta u kthye shpejtë në dobi të Asadit. Hezbollahu ka krijuar 20,000 ushtarë me kohë të plotë dhe të stërvitur mjaft mirë, 25,000 rezervistë dhe zotëron më shumë se 100,000 raketa.
Grupet e mbështetur nga Irani janë rishfaqur nga lufta e Sirisë si një fuqi ushtarake e madhe dhe efektive të cilët janë rifurnizuar me raketa nga Teherani pavarësisht sulmeve ajrore të Izraelit mbi autokolona dhe depo. Mes kërcënimve që janë krijuar kryeministri i Izraelit Netanjahu tha se Izraeli do të ndërhyjë me qëllim që të pamundësojë themelimin e grupeve të mbështetur nga Irani rreth kufirit të tij.
Në Izrael bisedimet e luftës janë rritur me figurat kryesore ushtarake dhe politike të shkoqisin formën e mundshme të luftës, duke cituar se: “çfarë mund të bënim në 34 ditë në luftën e dytë në Liban ne tani mund ta bëjmë në 48 deri 60 orë. Rritja e fuqisë sonë ushtarake nuk ka qenë lineare. Kjo është fuqi e mundshme e paimagjinueshme në qëllimin e saj, shumë ndryshe nga ç’ka kemi parë në të kaluarën dhe shumë më e madhe se ç’vlerëojnë njerëzit”.[2]
Në këtë luftë përfshihet dhe Arabia Saudite - bashkë me Izraelin. Dhe bashkë me këta të fundit, përfshihet dhe Amerika. Ndërsa me Iranin dhe Hezbollahun e Sirisë dhe Asadin, përfshihet Rusia. Për të njëjtën arsye Izraeli ka frikë nga Rusia – se si do të sillet. Këto ‘përfshirje’ mund të jenë të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta, me armë dhe mbështetje të tjera...
Një luftë e re po kundrohet nga gjitha palët. Një tjetër dhimbje do te përjetojmë. Dhe një tjetër shkatërrim.
[2]Israel’s leadership talks up another war with Hezbollah in Lebanon, The Guardian, 11 Nov 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 295 reads



