Losanxhelos: temperatura theu rekordin e vitit 1886: 98C²
SHJ
09/07/2017 - 18:15
Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret pyjore në shtetin e Kalifornisë, në kohën kur temperaturat kanë thyer rekorde në atë shtet perëndimor. Thyerja e rekordit dhe ndryshimi prej 3 gradësh tregon pikërisht efektin e ndryshimeve klimatike shekullin e fundit dhe kryesisht përgjatë tredhjetë viteve të fundit, të Rendit të Ri Botëror të Globalizmit Neoliberal.
Temperaturat mund të shkojnë 110 gradë në disa pjesë të rajonit dhe mund të shkaktojnë vdekje të moshuarve, fëmijëve dhe punëtorëve që punojnë jashtë.
Shërbimi Kombëtar Metereologjik tha se vala e të nxehtit është rezultat i “sistemit të fortë të presionit të lartë të përqendruar mbi pjesën jugperëndimore të shkretëtirës”.
Zyrtarët thonë se vetëm 10 për qind e një zjarri që ka përfshirë 7 mijë e 689 hektarë në pjesën veriore të Santa Barbaras, është vënë nën kontroll.
Temperaturat e larta dhe zjarret e shumta, pasojnë fundit e një thatësire pesëvjeçare në atë shtet.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 105 reads



