Lufta në Ukrainë “mbaroi” pa filluar mirë: palët janë gati për bisedime
Kremlini njoftoi përmes zëdhënësit te tij se Rusia ishte gati të fillonte bisedimet me Ukrainën
SHJ
25/02/2022 - 15:02
Në krye të 48 orëve, kur në perëndim kishin filluar të shpalleshin sanksionet ndaj Rusisë dhe të shqyrtoheshin efektet e tyre, dhe në lindje forcat ushtarake ukrainase përballeshin me forcat ruse, Kremlini njoftoi përmes zëdhënësit te tij se Rusia ishte gati të fillonte bisedimet me Ukrainën, duke dërguar një dërgatë të përfaqësuar nga pjesë të ushtrisë dhe shoqërisë së qeverisë ruse. Rusia kërkon “çmilitarizimin” dhe “çnazifikimin” e Ukrainës si pjesë e statusit të saj asnjanës (neutral). Zelenski tha gjithashtu se ishte gati të bisedonte statusin asnjanës të Ukrainës.
Një ditë më pas Zelenski refuzoi bisedimet, madje dhe marrëveshjen e Minskut, ndërsa Moska dërgoi një dërgatë një ditë më pas në Bjellorusi për bisedime. Në çastin që shkruhet ky zhvillim, zyrtarët rusë pop resin zyrtarët ukrainas. Ja se ç`raporton pak orë më vonë Voa:
Zyra e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski konfirmoi se një delegacion ukrainas do të takohet me zyrtarët rusë. Përmes një njoftimi në aplikacionin Telegram, zyra e presidentit njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, por nuk dha ndonjë kohë të saktë për takimin.
Njoftimi nga Kievi erdhi disa orë pasi Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte nisur për në Bjellorusi në pritje të takimit. Fillimisht zyrtarët ukrainas kishin thënë se ishin gati për bisedime, por jo në Bjellorisi, një vend ku Rusia kishte dislokuar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.
Zyra e presidentit Zelenski tha se presidenti Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i presidentit Putin, “kishte pranuar të garantonte që gjithë aeroplanët, helikopterët dhe raketat e vendosura në Bjellorusi do të mbeteshin në tokë, gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit pas të delegacionit ukrainas”.
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot forcat bërthamore ruse në gadishmëri të nivelit të lartë, siç u shpreh ai, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës.
“Siç e shikoni, vendet perëndimore jo vetëm që kanë marrë masa jo-miqësore kundër vendit tonë në sektorin ekonomik, siç janë sanksionet e paligjshme, por zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë bërë komente agresive ndaj vendit tone”, tha zoti Putin të dielën gjatë një fjalimi televiziv.
Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se urdhri i Presidentit Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë është pjesë e modelit të sajimit të kërcënimeve nga Moska për të justifikuar agresionin.
"Ne e kemi parë shpesh atë ta bëjë një gjë të tillë. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës", tha të dielën tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për programin "This Week" të televizionit ABC.
Dëftues është fakti se qëllimin e Rusisë e parashikoi Ylli Përmeti – madje dhe kohëzgjatjen e “luftës”, ndryshe nga “trompetat” perëndimore dhe vendore të cilat na thoshin se Ukraina do të “mbytet” në gjak për shkak të ndërhyrjes ruse ndërsa nuk përmendin gjakun e derdhur prej tetë vitesh gjatë ndërhyrjes së tyre!
Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 514 reads



