...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mbledhja e G-20 pajtoi anëtarët për reformimin e OBT-së

Ujdia për reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë konsiderohet si suksesi i samitit të G20-s në Buenos Aires.

DW

02/12/2018 - 14:41

Në samitin e vendeve të G20-s, që përfundoi të shtunën në Buenos Aires krerët e shteteve dhe qeverinë ranë dakord për një deklaratë që njihet si deklarata përfundimtare e samitit. Deklarata u kontestua për pika të rëndësishme, si tregtia, ndryshimi i klimës dhe migrimi. Por në të gjitha çështjet më të rëndësishme janë arritur kompromise, u tha të shtunën në mbrëmje.

Reformim i OBT-së

Si suksesi më i madh i bisedimeve që zgjatën dy ditë nga ana e BE-së konsiderohet angazhimi i detyruar i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve më të industrializuara të botës dhe atyre në ekspansion për të çuar përpara reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, me qëllim mundësimit të respektimit të rregullave të përbashkëta në tregtinë botërore.

Lëshime të mëdha duhej të bëheshin tek tema e migrimit dhe tregtisë. Kështu vendet e G20-s duket se nuk ranë në ujdi të përbashkët për të deklaruar se duan të luftojnë kundër proteksionizmit. Arsye për këtë ishte refuzimi i SHBA-së që një formulim i tillë të mos qëndronte i vetëm, por me shtojcën, se mundësohet përdorimi i instrumenteve të mbrojtjes së tregtisë, për të luftuar praktika tregtare të pandershme. Pikërisht këtë shtojcë nuk donte ta pranonte Kina, e cila e sheh veten të trajtuar padrejtësisht për shkak të doganave ndëshkuese për importet kineze të vendosura nga presidenti Trump.

Premtim për bashkëpunimin ndërkombëtar

Ndërsa lidhur me temën e migrimit, SHBA këmbëngulën për heqjen dorë nga deklarata konkrete dhe kërkuan që vetëm të vendosej referimi për një raport të OECD-së dhe punën e planifikuar në këtë drejtim nën presidencën japoneze. ''Nuk e fshehim zhgënjimin", u tha nga BE. Në të njëjtën kohë europianët dhe partnerë të tjera arritën edhe njëherë të konfirmojnë angazhimin për bashkëpunimin ndërkombëtar. ''Ne e ripërtërijmë edhe një herë premtimin për të punuar së bashku, për të përmirësuar rendin botëror të bazuar në rregulla, që është në gjendje të reagojë me efektivitet në një botë që ndryshon shpejt." Amerikanët duken se këmbëngulën vetëm për heqjen dorë të fjalës ''multilateralizëm". Për shkak të kursit që ndjek presidenti Trump, deklarata e përbashkët shihet si sukses. Trump vetë e pohoi së fundmi se është nacionalist.

la/(afp, dpa)   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA