...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mbledhja mes Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Turqisë vendosi gurthemelin për Sirinë: luftën e fitoi Asadi

Vendimi për Sirinë kalon nga hapat që vijojnë: zgjidhja politike; hartohet një kushtetute e re nga një komitet në Gjenevë; Siria nuk ndahet; ruhet armëpushimi dhe shkatërrohen terroristët; forcohet ndihma humanitare; ndihmë për t`u rikthyer refugjatët; zgjedhje të mbikqyrura nga institucionet ndërkombëtare.

SHJ

28/10/2018 - 15:44

Nga takimi i nivelit të lartë u theksua rëndësia e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe u nënvizua domosdoshmëria për të vazhduar luftën kundër terrorizmit, thuhet në deklaratën përfundimatre të lexuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Në deklaratën e nënshkruar nga të katër pjesëmarrësit thuhet, se do të mundësohet një kthim i sigurtë me vullnet të lirë i rrefugjatëve sirianë. Nga ana tjetër dënohen të gjitha planet separatiste që synojnë cënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë si edhe sigurinë kombëtare të fqinjëve. Nga këndvështrimi i Turqisë këta janë milicët kurdë në veri të Sirisë, pra shumë pranë kufirit turk, dhe që mbështeten nga SHBA-ja.

Qëllimet e shprehura nga katër kryetarët e shteteve dhe qeverive janë një kushtetutë e re dhe zgjedhje të lira, të cilat mundësojnë një fillim të ri. Popullsia e Sirisë do të ketë kështu mundësinë të vendosi për fatin e pushtetmbajtësit të tanishëm Baschar al-Assad. "Një zgjidhje të qëndrueshme ka vetëm nëse ka një zgjidhje politike, që do t´i mundësojë të gjithë sirianëve të jetojnë në vendin e tyre”, tha presidenti francez Emmanuel Macron. Deri në fund të vitit do të duhet të ngrihet në Gjenevë një komitet, që do të përpilojë kushtetutë të re për Sirinë, tha Erdogani. Kolegu i tij rus Vladimir Putin tha, se një instancë e tillë është e padiskutueshme dhe duhet të pranohet si legjitime nga të partitë siriane.

Komiteti për kushtetutën brenda këtij viti

"Ne duhet të ndërtojmë një dialog me opozitën" tha Putin. Putin theksoi se ai shpreson se Turqia do të mundësojë krijimin e një zonë të demilitarizuar në provincën siriane Idlib. Macron i bëri thirrje Rusisë të shtojë ndjeshëm presionin ndaj qeverisë siriane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi, se kriza nuk mund të zgjidhet ushtarakisht por vetëm politikisht nën mbrojtjen e OKB-së. Duhet filluar një proces politik që ka si synim zgjedhjet  duke i mundësuar si popullsisë në Siri ashtu edhe diasporës të marrë pjesë në to. Merkeli tha gjithashtu, se ajo nuk do të tolerojë përdorimin e mëtejshëm të armëve kimike në Siri.

Lëvdata nga organizatori

Erdogani i lëvdoi miqtë për "bisedimet me të vërtetë produktive dhe të sinqerta". Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Turqisë diskutuan së bashku në Stamboll për të ardhmen e vendit të shkatërruar nga lufta. Një seri bisedimesh kishin dështuar në të shkuarën, por tashmë të katër vendet u përpoqën me një konstelacion të ri, të rigjallërojnë procesin e paqes që kishte mbetur në vend. Paraprakishtpritshmëria nga ky takim nuk ishte e madhe. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko tha, se ne duam një zgjidhje politike por nuk ka konsensus për rrugën se si mund të  arrihet atje. DW  

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA