...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mburrjes së Putinit me raketën e re supersonike Amerika i përgjigjet me kërkim...

Gjatë një takimi me ushtarakët e lartë në Moskë, presidenti rus theksoi se raketa e re “Kinzhal” është disa herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit

Voa

20/12/2018 - 11:53

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po mburret se armës më të re ushtarake të vendit të tij nuk i afrohet asnjë armë e ndonjë vendi tjetër. Gjatë një takimi me ushtarakët e lartë në Moskë, presidenti rus theksoi se raketa e re “Kinzhal” është disa herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit.

“Kinzhal është një armë me rreze të mesme, 2 mijë kilometra, por e veçantë që nuk njeh paralelë në botë. Kinzhal është armë supersonike, 10 herë më e shpejtë se shpejtësia e zërit. Askush, ende nuk e ka këtë armë. Ne e kemi. Nuk bie ndesh me traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Ku është shkelja këtu? Sistemi është i vendosur në avionët MIG-31, por jo në tokë.”

Presidenti Putin duket se sugjeroi se armatimi i ri është reagimi rus ndaj tërheqjes së planifikuar amerikane nga taktati i vitit 1987. Ai përsëri hodhi poshtë dekleratën e Uashingtonit se Rusia e kishte shkelur paktin, duke fajësuar Uashingotnin për shkeljen e paktit.

SHBA do të forcojnë kërkimet në fushën e armëve hipersonike

Shtetet e Bashkuara do të forcojnë kërkimet në fushën e armëve hipersonike sulmuesedhe mbrojtëse, si përgjigje ndaj një prove të kryer nga Rusia me raketë hipersonike meaftësi bërthamore.
 
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes Michelle Baldanza, i tha Zërit tëAmerikës se "ata që kanë vendosur të armatosen me këto lloj raketash, po krijojnë njëasimetri luftarake së cilës i duhet dhënë zgjidhje".
 
Presidenti rus Vladimir Putin mbikqyri provën e kryer të mërkurën me armënhipersonike të quajtur Avangard, duke thënë se ajo është e pamundur të interceptohetdhe se do të ishte garanci për sigurinë e vendit për dekada të tëra.
 
Presidenti Putin përshëndeti provën e suksesshme me raketën hipersonike, duke e cilësuar atë si një dhuratë të mrekullueshme për vendin me rastin e Vitit të Ri.
 
Ai tha se vitin e ardhshëm arma do të bëhet pjesë e Forcave Raketore Strategjike të Rusisë.
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA