NASA punon për përgatitjen e kushteve sociale se “nuk jemi vetëm në Univers”
Kështu pohojnë disa nëpunës të projektit “SETI”—një projekt për kërkim të inteligjencës jashtëtokësore i krijuar nga NASA—në dukomentarin “Ka njerëz atje jashtë?” të Spark-ut
SHJ
06/09/2019 - 10:37
Mes të tjerash, dokumentari tregon se NASA ka realizuar kontakte me jashtëtokësorët përmes sinjaleve që ka dërguar dhe marrë ndërsa tregohet se teleskopët e gjeneratës së fundit do të realizojnë kontakte me jashtëtokësorët dekadën e ardhshme. Në korridoret e NASA-s në përgjithësi dhe SETI-it në veçanti po shqyrtohen variantet e mundshme se si do të paraqitemi në sytë e tyre.
Të shtyrë dhe nga zhvillimet teknologjike, mijëra dëshmitë por dhe nga projekti “Sirius Project” me drejtues Steven Greer, nga i cili pritet të publikohet një dokumnetar muajin tjetër, me dëshmi të jashtëzakonshme, NASA pohon se vetëm në galaktikën tonë janë dhjetra miliarda planetë të banueshëm. Mbetet thjesht realizimi i kontaktit me ta.
Teknologjia për kontakt është krijuar dhe komuniteti shkencor gumëzhin lidhur me mënyrën se si do t`ia paraqesin shoqërive botërore veçanërisht shoqërive fetare këtë fakt. Ky zhvillim, me siguri, do të trondisë themelet e feve dhe elitave në përgjithësi.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 22 reads



