OKB paralajmëron për uri të përpjestimeve biblike
Një raport vlerëson se numri i të uriturve mund të shkojë nga 135 milion në më shumë se 250 milionë
SHJ
22/04/2020 - 09:42
Bota kërcënohet me një uri të përpjestimeve biblike e shkaktuar nga Covid-19, paralajmëruan Kombet e Bashkuara. David Beasley, kreu i Programit Botëror të Ushqimit tha se nevojiten veprime urgjente për të shmangur katastrofën.
Një raport vlerëson se numri i të uriturve mund të shkojë nga 135 milion në më shumë se 250 milionë. 10 vendet që kërcënohen më shumë janë Jemeni, Republika demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani Jugor, Sudani, Syris, Nigeria dhe Haiti.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 17 reads



