...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

OKB: ulja e ndotjes së ajrit, e pamjaftueshme për të parandaluar ngrohjen globale

Kombet e Bashkuara thonë se të gjitha vendet duhet të trefishojnë përpjekjet për të ulur ndotjen e ajrit, me objektiv uljen e temperaturës mesatare globale me 2 gradë Celcius deri në vitin 2030

Voa

28/11/2018 - 13:32

Raporti i 9-të vjetor i programit të OKB-së për ndotjen e ajrit, i botuar sot, thotë se deri në vitin 2030, niveli i gazrave ndotës do të jetë në 15 miliardë tonë më tepër se ç’duhet për të parandaluar një rritje prej 2 gradë Celcius të temperaturës.

Raporti thotë se në vitin 2030 niveli i gazrave ndotës duhet të jetë 55% më i ulët se ç’ishin në vitin 2017, për të mundësuar që temperatura të rritet me vetëm 1.5 gradë Celcius.

Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 bën thirrje për të kufizuar rritjen e temperaturës nga 1.5 deri në 2 gradë Celcius.

Raporti i OKB-së thotë se niveli i gazrave ndotës arriti në vitin 2017 një rekord prej 53.5 tonësh, megjithë tre vitesh të vazhdueshme uljesh.

Në raport thuhet gjithashtu se 20 ekonomitë më të mëdha të botës, vendet e G20-ës, nuk duket se do të arrijnë objektivin e tyre të vendosur për vitin 2030.

Muajin e kaluar, një raport i posaçëm i panelit të OKB-së për ndryshimet klimatike konkludoi se rritja me dy gradë Celcius që dikur mendohej si prag më i sigurtë, do të shkaktonte çrregullime vdekjeprurëse të motit ekstrem.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA