...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pas Amerikës, edhe Putini largohet nga marrëveshja e armëve bërthamore

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t'u larguar nga marrëveshja atomike INF, presidenti Putin reagoi duke u tërhequr po ashtu prej saj. Ai dha dritën jeshile për zhvillimin e raketave të reja.

DW

02/02/2019 - 14:21

Ishte një hap që pritej: Presidenti rus, u largua menjëherë nga marrëveshja pas vendimit të amerikanëve për largimin nga marrëveshja për kufizimin dhe ndalimin e armëve atomike, INF.

Presidenti rus e deklaroi tërheqjen në televizionin rus në një takim të zhvilluar me ministrin e Jashtëm Sergej LAvrov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Putini akuzoi SHBA për shkelje të marrëveshjes së arritur në kohën e Luftës së Ftohtë që detyronte vendet për heqjen dorë nga ndërtimi i raketave atomike me rreze të mesme veprimi. Putini i tha ministrit të Mbrojtjes të mos zhvillojë më bisedime me amerikanët për çarmatimin.

"Ne do të presim derisa partnerët tanë të piqen aq sa të zhvillojnë një dialog të barabartë, përmbajtësor me ne për këtë temë të rëndësishme", tha Putini. Presidenti pranoi propozimin e ministrit të Mbrojtjes për zhvillimin e raketave të reja, mes tyre edhe ato supersonike. Në të njëjtën kohë ai tha se Rusia nuk do të lejojë "të tërhiqet në një garë të re, me shpenzime të larta të armatimit."

la/jv/se (rtr, dpa, afp)   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA