...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Peniani: prova me raketa, paralajmërim kundër sanksioneve amerikane

VOA

30/07/2017 - 20:07

Deklarata e Phenianit vjen disa orë pasi dy avionë bombardues të Forcës ajrore Amerikane fluturuan mbi gadishullin korean, të shoqëruar nga avionë luftarakë japonezë dhe koreanojugorë, në një demonstrim force ndaj kërcënimit të Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Agjencia amerikane e Mbrojtjes nga Raketat tha se ka kryer me sukses provën e 15 për rrëzimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi, përmes sistemit të mbrojtjes nga raketat në lartësi. Sipas ushtrisë, objektivi-provë, një raketë e hedhur nga një avion luftarak mbi Oqeanin Paqësor, u dallua dhe u interceptua nga sistemi i mbrojtes nga raketat me bazë në Alaskë.

Shefi i Agjencisë ushtarake të Mbrojtjes nga Raketat, gjenerali Sam Greaves, tha se të dhënat e grumbulluara nga provat do të përmirësojnë aftësinë e SHBA përballë kërcënimeve nga raketat.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA