Pentagoni ka trajinuar “militantët e moderuar” për përdorimin e armëve kimike
SHJ
08/04/2017 - 08:58
Shënim: Në rastin e politikanëve profesionistë të tipit Bushati, të cilët mbështesin pa fakte (hetim) dhe duke mos respektuar asnjë institucion ndërkombëtar, siç është OKB-ja, mund të themi pa ngurrim se ata ndjekin propagandën gri të homologëve. Duke u sjellë kështu, ata kompromentojnë një popull të tërë, jo vetëm duke shpërnjohur hetimet e institucioneve të respektuar ndërkombëtarë, një sjellje që do të na çonte në një krizë tjetër botërore, meqënse OKB-ja është i vetmi institucion që mund të ruajë paqen botërore, dhe nuk kërkojnë hetime përpara se të mbajnë një qendrim për verpimet e aleatëve, por në mënyrë kriminale – kriminalizojnë një popull të tërë...
Masmedia perëndimore përgënjshtron edhe një herë marrëzinë kolektive të politikanëve profesionistë, duke filluar nga Trampi dhe përfunduar te ministrat e jashtëm (Francës, Britanisë...deri te Bushati, i cili pa iu dredhur qerpiku mbështeti bombardimin e Trampit në Siri!). Sepse, sipas tyre, Asadi përdori armë kimike, jo kundër militantëve të financuar nga perëndimi me mbështetjen e vendeve satelitorë në Lindjen e Mesme, por kundër qytetarëve dhe fëmijëve! Kështu masmedia perëndimore jo vetëm që konfirmon se Pentagoni ka trajinuar militantët e ISIS-it për të përdorur armë kimike, por ata pranojnë ekzistencën e një “plani jo dhe aq sekret për të sulmuar me armë kimike Sirinë dhe të fajësojnë regjimin e Asadit”!
Artikulli i “Daily Mail” i Londrës në vitin 2013-të konfirmon ekzistencën e një projekti anglo-amerikan të mbështetur nga Shtëpia e Bardhë (me ndihmën e Katarit) që të zhvillojnë një sulm me armë kimike në Siri dhe të fajësojnë Bashar Al Asadin. Ky artikull si fillim u publikua dhe më pas u fshi. Shëno këto deklarata kundërthënëse nga artikulli: “Obama paralajmëroi presidentin e Sirisë Bashar al Asad”. “Shtëpia e Bardhë ndezi dritën e jeshile për sulm me armë kimike”.
Trajinimet e Pendagonit të “Partizanëve” (aka al Qaeda) për përdorimin e armëve kimike
CCN akuzoi Bashar al Asadin se ai po vret njerëzit e tij ndërsa pranon gjithashtu se “partizanët” nuk janë vetëm në zotërim të armëve kimike, por se “terroristët e moderuar” degëzohen me Al Nusra-n dhe janë trajinuar për përdorimin e armëve kimike nga specialistë me kontratë nga Pentagoni.
http://security.blogs.cnn.com/2012/12/09/sources-defense-contractors-tra...
Kjo histori dhimbshe, në të vërtetë, shkon më tej, siç ka treguar Ylli Përmeti në librin e tij të parë, Revolucion për demokraci gjithëpërfshirëse dhe Fronetike, Kapitulli i parë:
Pushtimi i Sirisë është planifikuar shumë kohë më parë nga anglo-amerikanët. Siç citon një raport në The Guardian i vitit 2003:
Thuajse 50 vjet para luftës në Irak, Britania dhe Amerika kërkuan një “ndryshim regjimi” sekret në një vend tjetër Arab, duke akuzuar për përhapje terrorizmi, duke kërcënuar furnizimin e perëndimit me naftë, duke planifikuar ndërhyrjen në Siri dhe vrasjen e figurave udhëheqëse. Dokumente të zbuluar së fundmi tregojnë se si në vitin 1957 Harold Macmillan dhe Presidenti Dwight Eisenhower miratuan një plan për CIA-n dhe MI6 për të vënë në skenë incidente kufitare false si një justifikim për ndërhyrje nga fqinjët pro-perëndimorë të Sirisë, dhe më vonë të “eliminojmë” triumviratët më me influencë në Damask... Siria duhet të duket si sponsori i komploteve, sabotazhit dhe dhunës që drejtohen kundër qeverive fqinje... CIA dhe SIS [sot MI6] duhet të përdorin aftësitë e tyre për fushatëpsikologjike dhe për aksion për të shtuar tensionet. Kjo do të thotë se operacionet në Jordani, Irak dhe Liban duhet të marrin formën e sabotazhit, komploteve kombëtare dhe veprimeve të ndryshme të armatosura për të fajësuar Damaskun...[1]
Foto e artikullit të fshirë

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 137 reads



