...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përkeqësohet kriza e marrëdhënieve ndërkombëtare: Rusia gatitet për luftë botërore dhe “kërcënon” agresorët

Putini: “çdo agresor duhet ta dijë se ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm dhe ai do të shkatërrohet. Dhe meqë ne do të jemi viktimat e agresionit të tij, ne do të shkojmë në qiell si martirë [ndërsa] ata thjesht do të vdesin, s`do të kenë kohë as të pendohen”

SHJ

19/10/2018 - 10:04

Në kohën kur Britania zhvillonte provat më të mëdha ushtarake të 17 viteve të fundit për t`u përballur me agresionin e supozuar ushtarak rus,[1] prova që kishin një armik në mendjen e tyre, Rusinë,[2] dhe shtypi perëndimor ziente lidhur me vrasjen e gazetarit arab, Khashoggi, në konsullatën arabe në Turqi, i cili ishte vetë-mërguar në Amerikë vitin e fundit të jetës së tij sepse ishte kritik e qeverisë saudite si korrespondent i “Uashington Post”[3]... Rusia po përgatitet për çdo kundërpërgjigje kundrejt kërcënimeve nga perëndimi.

Ministri i jashtëm rus, Lavrovi, në një intervistë për televizionin rus “RT” citoi se “ne do të jemi gati për provokacione të shkallës së madhe gjithashtu. Por përgjigjja jonë është shumë e thjeshtë―nëse ata na flasin përmes medias, ne do të përgjigjemi përmes saj gjithashtu, por specifikisht dhe në mënyrë korrekte”. Një luftë e tretë botërore është një skenar i paimagjinueshëm dhe çdonjëri do të ishte mjaft i arsyetueshëm për mos ta lënë atë të ndodhë [kur] një faktor përkeqësues [i gjendjes] është mungesa e çdo dialogu mes Rusisë dhe NATO-s dhe tensioni është ende i lartë duke citur një incident ajror të fundit në të cilin aeroplanë luftarak spanjoll lëshuan gabimisht një raketë ajrore përgjatë një misioni në qiejt e Estonisë: “falë zotit, s`pati viktima, por çfarë do të ndodhte, pyet Lavrovi, nëse ajo do të kishte përfunduar në tokën ruse? Çdogjë është shumë afër atje”...në kohën kur Amerika po përditëson doktrinën bërthamore: ajo po krijon armë bërthamore me fuqi të ulët me një synim të qartë për t`i përdorur ato në rast lufte.

Klima toksike politike në kryeqytetet europiane dhe në Uashington i bënë ndreqjet e lidhjeve tejet të vështira ndërsa Komisioni Europian mbetet “i kurthuar” nga vendet që kundërshtojnë pajtimin me Rusinë ndërsa elita amerikane fuqizon tensionet: “mendoj se është marrëzi të mbetemi peng i tekave të ligjvënësve amerikanë”, citon Lavrovi. Por ndërsa perëndimi vazhdon të godasë Moskën me sanksione marrëdhëniet e Rusisë me Kinën dhe fuqi të tjera aziatike po rriten: “ne kemi nevojë të kompensojmë nivelin e ulët ekonomik me Evropën...dhe ne pamë mundësi në rritje për këtë në Kinë, Indi, Japoni, Kore”. Kina, në fund të fundit, është bashkëpuntorja ndërkombëtare më e madhe e Rusisë: “ne kurrë nuk kishim një raport të tillë me Kinën si kjo që kemi tani”, përfundon Lavrovi.

Pak ditë më vonë, Putini shtoi në një mbledhje se “çdo agresor duhet ta dijë se ndëshkimi do të jetë i pashmangshëm dhe ai do të shkatërrohet. Dhe meqë ne do të jemi viktimat e agresionit të tij, ne do të shkojmë në qiell si martirë [ndërsa] ata thjesht do të vdesin, s`do të kenë kohë as të pendohen”, duke shtuar se forcat bërthamore ruse nuk janë krijuar për një sulm parandalues dhe ekzistojnë si një aftësi për sulm dytësor që nënkupton përfrikësimin e një sulmi nga një fuqi e huaj. Doktrina bërthamore ruse lejon përdorimin e kësaj arme në një konflikt konvencional por vetëm kur ekzistenca e Rusisë rrezikohet. Kjo hamendësisht i jepë ushtrisë ruse një shteg për përdorimin e armëve bërthamore taktike në rastin e ndërhyrjes së shkallës së gjerë. Vetë-kufizimet e imponuara janë më pak të ashpra se sa një peng tërësor ‘për përdorim jo të parë’, të cilët u braktisën nga Moska në vitin 1993, argumenton Putini.         



[1]UK war-games cyber attack on Moscow, The Times, Oct 7, 2018.

[2]In the biggest war games for 17 years troops have one enemy in mind: Russia, The Times, Oct 7, 2018.

[3]Saudi Arabia: a kingdom in the dock, FT, 12 Oct, 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA