Po e çon Trampi botën drejt luftës së ftohtë me Rusinë?
Qendrimi i Trampit “kthen botën në luftën e ftohtë...kjo tërheqje do të ishte fërtyma e dytë më e fuqishme e shkaktuar në gjithë sistemin botëror të qendrueshmërisë strategjike...[sepse] fërtyma e parë ishte tërheqja amerikane nga traktati i raketave anti-balistike në vitin 2001.
SHJ
21/10/2018 - 17:52
Një ditë pas njoftimit të “The Guardian” se John Bolton, këshilltari i tretë i Trampit mbi sigurinë kombëtare, shtyu Trampin të tërhiqet nga traktati bërthamor i nënshkruar në fund të viteve `80 mes Amerikës dhe Rusisë, pavarësisht rezistencës së administratës së tij dhe aleatëve të Amerikës për mostërheqje, Trampi njoftoi dy ditë më pas se Amerika do të tërhiqet nga traktati.
Siç citon e njëjta gazetë, Bolton kërkon të kthehet nga këshilltar mbi sigurinë kombëtare në sekser politikë mes agjencive dhe një udhërrëfyes për ndryshim radikal nga brenda Shtëpisë së Bardhë: “Bolton ka bllokuar bisedimet mbi zgjatjen e traktatit për një fillim të ri me Rusinë duke kufizuar zbarkimin e armëve strategjike bërthamore dhe sistemet e tyre shpërndarëse. Traktatit i mbaron afati në vitin 2021 dhe Moska ka njoftuar interesin e saj për një zgjatje por Bolton e kundërshton rifillimin e një dialogu strategjik të qendrueshëm për të biseduar të ardhmen e kontrollit të armëve mes dy vendeve”. Përgjatë të njëjtës fazë Amerika kishte njoftuar aleaten e saj, Britaninë për synimin e saj: kjo e fundit e alarmuar e pa traktatin si një shtyllë të rëndësishme për kontrollin e armatimeve.[1]
Por më pas ndryshoi qendrim: Gavin Williamson, ministri i mbrojtjes britanike, fajësoi Rusinë për ndërprerjen duke këmbëngulur se Britania qendroi “e vendosur” pas Amerikës. Por ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se “ndërsa Evropa ka bërë thirrje të shpeshta mbi Rusinë në të kaluarën për të drejtuar akuzat serioze se ajo ka shkeluar traktatin vendimi i Amerikës për t`u tërhequr ishte “për të ardhur keq”. Traktati ka qenë një shtyllë e rëndësishme për akitekturën e sigurisë sonë evropiane për 30 vjet. Për ne në Evropë rrjedhimisht është tejet e rëndësishme kjo çështje”.[2]
Amerika pretendon se Rusia ka shkelur traktatin me zhvillimin dhe zbarkimin e një rakete tokësore të njohur si 9M729. Por Rusia këmbëngul se raketa nuk e shkel kufizimin e rrezes dhe pretendon se është Amerika ajo që ka shkelur traktatin me zbarkimin e sistemit të mbrojtjes me aftësi lëshuese universale në lindje të Evropës.
Në fjalët e FT: “i nënshkruar në vitin 1987 nga Ronal Regan dhe Mihal Gorbaçovi, traktati ndalonte gjithë raketat konvencionale me rreze mes 500km dhe 5500km, mes frikërave se programi raketor i Bashkimit Sovjetik mund të kërcënonte kryeqytetet evropiane. Përgjatë dekatës së kaluar, Amerika ka pretenduar se një numër i raketave të reja ruse janë në shkelje të traktatit, pretendim që Moska e mohon. Si përgjigje, Rusia pretendon se pjesë të Evropës të shqytës së raketave amerikane të pritura nga aleatët e NATO-s, specifikisht baza në operim e Rumanisë dhe një tjetër në ndërdim e sipër në Poloni, janë në shkelje të traktatit”...duke cituar një senator rus, Aleksei Pushkov, qendrimi i Trampit “kthen botën në luftën e ftohtë...kjo tërheqje do të ishte fërtyma e dytë më e fuqishme e shkaktuar në gjithë sistemin botëror të qendrueshmërisë strategjike...[sepse] fërtyma e parë ishte tërheqja amerikane nga traktati i raketave anti-balistike në vitin 2001.
Pas deklaratës së Trampit, Moska tha se tërheqja nga traktati do të çonte në ‘kaos tërësor’ armët bërthamore dhe do të sillte luftën bërthamore më afër. Zyrtarë të ministrisë së jashtme ruse besojnë se Uashingtoni kërkon të realizojë ëndërrën e tij për “një botë unipolare” dhe “dominim tërësor në sferën ushtarake”. Gorbaçovi e konsideroi tërheqjen ‘gabim’. NATO-ja, ndërkohë, bëri përgjegjëse Rusinë. Sidoqoftë, Boltoni do të takojë Putinin një javë pas deklaratës përmes të cilit priten vendime lidhur me traktatin. Gjasat janë se Trampi po e përdor tërheqjen si taktikë për të përfrikësuar Rusinë për ndonjë zhvillim të mundshëm të armëve përkatëse. Por gjykuar nga qëllimi i Amerikës―se ajo vërtet synon të jetë dominante në pushtetin ushtarak dhe jo vetëm― gjasa tjetër është se takimi mes Boltonit dhe Putinit nuk do të sjellë ndonjë zhvillim paqëruajtës mes dy superfuqive ushtarake.
Duhet thënë se Kina nuk është nënshkruese e Traktatit përkatës dhe e lë Amerikën të ekspozuar kundrejt raketave përkatëse. Për të njëjtën arsye Trampi synon të përfshijë dhe Kinën në traktat.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 36 reads



