...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pompeo në takimin sekret të Bilderbergut në Zvicër

Pompeo po merr pjesë në takimin e 67-të të Bilderbergut, një forum vjetor mjaft sekret, jo vetëm lidhur me diskutimet specifike, por edhe mbi temat e përgjithshme dhe pjesëmarrësit

Voa

02/06/2019 - 09:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po vazhdon turneun në Evropë. Sot ai ndodhet në Zvicër, ku po merr pjesë në takimin e 67-të të Bilderbergut, një forum vjetor mjaft sekret, jo vetëm lidhur me diskutimet specifike, por edhe mbi temat e përgjithshme dhe pjesëmarrësit.

Departamenti i Shtetit konfirmoi sot pjesëmarrjen e zotit Pompeo në takim megjithëse prezanca e tij në këtë forum në Montreux në brigjet e Liqenit të Gjenevës nuk ishte e parashikuar në axhendën zyrtare të turneut.

Forumi shërben për të forcuar lidhjet e aleatëve perëndimorë, për të rrahur shqetësimet mes fuqive evropiane dhe atyre të Amerikës së Veriut dhe për të diskutuar zgjidhje të mundshme, por pa deklarata për shtypin apo komunikata të përbashkëta siç ndodh në takimet e Davosit.

Ashtu si edhe në takime të tjera gjatë turneut të tij evropian, Sekretari i Shtetit pritet të ngrejë shqetësimet mbi programin bërthamor të Iranit dhe sistemin që po krijojnë evropianët për të mbrojtur kompanitë e tyre nga sanksionet amerikane. Një tjetër temë qendrore në këtë vizitë të shefit të diplomacisë amerikane është shqetësimi që kanë ngritur amerikanët për kompaninë kineze Huawei që e konsiderojnë si operatore të qeverisë kineze në përpjekjet e Pekinit për spiunazh.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA