...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse do të përvëlohet Evropa nga temperaturat e jashtëzakonshme javët në vijim?

Parashikimi nuk tregon shkaqet e vërtetë të përvëlimit që i kanoset Evropës dhe jo vetëm: sepse presionet e ajrit intesifikohen nga ngarkesa me metale të rëndë —nga çlirimet e shoqërive vdekjeprurëse— dhe metalet

SHJ

23/06/2019 - 14:50

Gjatë javës së dytë të fund-qershorit media ndërkombëtare dhe ajo kombëtare qarkulloi një parashikim të “AccuWeather”, një ndërmarrje mediatike amerikane që merret me parashikimin e motit dhe pretendon se është nga parashikuesit më të përpiktë...sipas të cilit, Evropa do të përvëlohet gjatë javës së fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut, për shkak të një gërshetimi të një stuhie të ngecur mbi Atlantikun dhe presionit të lartë [atmosferik] në Evropën qendrore, presioni i cili do të tërheqë ajër shumë të nxehtë nga Afrika veriore duke e çuar në gjithë Evropën dhe duke shkaktuar temperatura afrikane: 38-40 gradë C...në hije!

Mirëpo, parashikimi nuk tregon shkaqet e vërtetë të përvëlimit që i kanoset Evropës dhe jo vetëm: sepse presionet e ajrit intesifikohen nga ngarkesa me metale të rëndë —nga çlirimet e shoqërive vdekjeprurëse— dhe metalet —përsa kohë që çlirimet krijojnë një shtresë të konsideruesheme mbi kokat tona— nuk lejojnë reflektimin e rrezeve të diellit në shtresat e larta të atmosferës së tokës me pasojë, krijimin e kushteve të një sere ku “piqen” domate dhe kastraveca...vetëm se në këtë rast, piqen ose përvëlohen të gjitha bimët dhe kafshët përfshirë dhe njeriun.

Ky është efekti i serës të cilin e krijojnë shoqëritë vdekjeprurëse si këto të kohëve tona. Kjo është arsyeja që meteorologët kontribuojnë në obskurantizëm dhe shfarrosjen e jetës që na rrethon.

Tregojnë, në fjalë të tjera, simptomat pa treguar shkaqet e vërtetë të përvëlimit të planetit tokë!

Vala e fundit e motit përvëlues ndodhi në gusht të vitit 2003 kur vdiqën 35.000 njerëz kryesisht në Francë, me 14,802 te vdekur.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA