...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse Putini zgjati sanksionet kundër Perëndimit?

SHJ

07/07/2017 - 10:18

Si pasojë e krizës në Ukrainë Putini orientoi industrinë ushtarake ruse drejt pavarësisë së plotë: çdo gjë e nevojshme për industrinë ushtarake do të prodhohet në vend ndërkohë që sanksioneve perëndimore Rusia iu përgjigj me sanksione në sektorin e bujqësisë dhe sanksione mbi individë të veçantë. Dhe ndërsa sanksionet perëndimore kundrejt Rusisë synonin dëmtimin e oligarkëve rusë, sanksionet e Rusisë dëmtojnë direkt fermerët e BE-së, shtresat e ulëta, nga Lituania deri në Greqi. Kundrejt kësaj gjendje, Komisioni Europian premtoi si fillim zhdëmtimin e fermerëve, por ata i lanë prodhimet të kalben dhe fëmijët pa ushqim!

Përplasja krijoi shkëndijën drejt pavarësisë ekonomike dhe krijimit të kushteve për siguri më të madhe nga kapitali i huaj, meqënse Ukraina, përmes së cilës Rusia importonte pjesë të ndryshme, është kapur, siç do të shohim në pjesën e tretë të këtij studimi, nga oligarkia e huaj dhe vendore dhe, forca nazi-fashiste. Orientimin drejt pavarësisë së plotë ekonomike Putini e ri-theksoi edhe në një ligjëratë të rradhës, sipas së cilës, Rusia do të krijojë ndërmarrje të fuqishme në industrinë e manifakturës me qëllim që të konkurrojë në tregun ndërkombëtar.[1] Pas valës së parë të sanksioneve dhe kundër-sanksioneve, erdhi vala e dytë, përgjatë presidencës së Trampit, të cilat u miratuan në Uashington pa u këshilluar me “partnerët”!

Si rezultat, Gjermania kritikoi sanksionet e reja duke u përqedruar kryesisht te moskëshillimi. Hamendësisht, sepse Gjermania ka një arsye më shumë: sepse ekonomia e saj (shumë ndërmarrje gjermane operojnë në Rusi) varet nga burimet ekonomike ruse. Sidoqoftë, në valën e dytë të sanksioneve, Amerika e Trampit solli gaz amerikan në Europë, kostua e të cilit është shumë më e lartë se kostua e gazit rus, ndërsa Rusia kreu marrëveshjen ekonomike më të madhe të saj me Kinën. Siç citon një analizë:   

Gjarpëron përgjatë pyjeve, moçaleve dhe ngricave të përhershme të Siberisë lindore, linja prej 3,000 km e Gazpromit lëviz ngadalë rrugën e saj drejt kufirit kinez për të vulosur një pakt gazi prej 400 miliard dollarë i cili do të lidhë bashkë ekportuesin dhe konsumatorin më të madh botëror të energjisë. Fuqia e linjës së Siberisë, e para që lidh Rusinë dhe Kinën, do të fillojë të pompojë në dhjetor të vitit 2019-të duke shtruar rrugën për një marrëveshje 30 vjeçare prej më shumë se 1.15 trilion metër kub gazi nga monopoli eksportues i kontrolluar nga Kremlini: Gazpromi. Projekti, i cili do t’i kushtojë Gazpromit më shumë se 55 miliard dollarë vetëm për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për rrjedhën e gazit, është një ndër investimet më kritike për sektorin e energjisë ruse, e cila ka shenjuar një strategji për një linjë për furnizim afat-gjatë të Kinës për të bashkuar penetrimin e saj tregëtar në Europë...Për Kinën, Rusia siguron furnizim të qendrueshëm afat-gjatë dhe relativisht të lirë. Gazpromi furnizon rreth një të tretën e Europës me gaz, dhe planifikon linja të reja përgjatë Balltikut dhe detit të zi për të ndihmuar mbrojtjen e ndarjes së tregut...Beixhingu do të furnizojë me 11 miliard dollarë dy organizatat shtetërore ruse që janë nën sanksionet perëndimore...Gazpromi planifikon një linjë të dytë drejt Kinës përgjatë kufirit të vogël mes Mongolisë dhe Kazakistanit, e cila do të furnizohet nga fushat e Siberisë perëndimore. Negociatat zgjatën vite dhe vite, dhe kinezët ishin shumë të ashpër, citoi një ekzekutiv i Gazpromit.[2]   

Ishte pikërisht ky orientim, të cilin perëndimorët dhe veçanërisht amerikanët, s’e kanë kuptuar, që mbushi Putinin me energji dhe zgjati kundër-sanksionet ruse kundrejt perëndimit...   



[1]Putin: Russia needs true industrial breakthrough in coming years, RIA, October 02/10/2014.

[2]Gazprom confident of $400bn Chinese gas supply, FT, 6 July, 2017.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA