...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qeveria, masmedia dhe populli grek mashtroi veten edhe një herë për shkaqet e tragjedisë

Era e fortë, pisha që digjet si benzina dhe kultura e ndërtimeve pa leje dhe pa plan urbanistik, janë tre shkaqet kryesore! Nga këta tre shkaqe, pylli është shkaku kryesor: sepse edhe nëse ndërtimet ishin ndërtuar pa plan urbanistik por pa pyje, jeta e njerëzve nuk do të kërcënohësh

SHJ

27/07/2018 - 13:27

...Njëlloj si qeveritë tona paraqiten dhe qeveritë e tjera: qeveria e “majtë” e Ciprasit, për shembull, kur ra zjarri në korrik 2018 në periferi të Athinës (Mati etj.) dhe ku u dogjën të gjallë dhjetra njerëz dhe mijëra banesa dhe hektarë pyje dhe kur një ditë më pas u përmbytën disa vendbanime nga rreshjet e shiut...qeveria u zhvesh nga përgjegjësia sepse sipas “hetimeve”, indikacionet tregojnë se zjarret u vunë nga dora e njeriut —meqë u shfaqën shumë vatra zjarri në një kohë të shkurtër— dhe nga kushtet ekstreme të motit (era e fortë)! Indikacionet se zjarret janë vënë nga dora e njeriut —ose mafia— për të krijuar toka të reja për të ndërtuar përdoret thuajse nga të gjitha qeveritë dhe masmedia që kontrollojnë. Por edhe nëse do të ishte kështu, që prapëseprapë janë ‘indikacione’ bazuar në shfaqjen e zjarrjeve dhe jo prova— nuk është përgjegjësi e qeverisë që ta presë në pritë “mafian” kur ajo të zbarkojë në tokat e reja për të ndërtuar dhe të hetojë “faktin” se ajo ishte zjarrvënësja? Po zjarrvënësit kaq naivë janë saqë t’i vënë zjarrin pyjeve për tokë ndërtimi dhe pas “dasmës” që shkaktojë të shkojnë në vendin e ngjarjes?

Tragjedi e parrëfyeshme: 99 të vdekur dhe 187 të lënduar nga zjarret në Greqi (foto/video)

Nuk do të duhet të bashkëpunojnë me autoritetet shtetërore për këtë objektiv që t’i shmangen zbulimit? Ky argument, rrjedhimisht, fsheh një të vërtetë të madhe: se “mafia” e zjarreve dhe tokave do të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore që të përparojë objektivin e saj. Ndryshe, “mafia” do të kapet nga organet shtetërore (prokuroria etj.). Krahas këtyre shkaqeve masmedia përmendi një shkak tjetër: se ishin ndërtimet kaotike (pa plan urbanistik dhe pa vend-dalje shpëtimi) që penguan dhe kurthuan njerëzit në gjuhët e flakëve.

Ky “shkak”, në fakt, është pasojë e vendbanimeve përkatëse: sepse ato u dogjën për shkak të pyllit me pisha dhe erës. Pyllin e kishin krijuar vetë banorët — për të pasuruar vendbanimin ndërsa erën e krijon natyra kur dihet se era në bregdet është më e fuqishme se në vende të tjerë. Era e fortë, pisha që digjet si benzina dhe kultura e ndërtimeve pa leje dhe pa plan urbanistik, janë tre shkaqet kryesore! Nga këta tre shkaqe, pylli është shkaku kryesor: sepse edhe nëse ndërtimet ishin ndërtuar  pa plan urbanistik por pa pyje, jeta e njerëzve nuk do të kërcënohësh. Kështu, qeveria “Cipras” dhe masmedia, në vend të dëftonte shkaqet e vërtetë të tragjedisë dhe t’i luftonte, tregoi, edhe një herë, pasojat si shkaqe! Pasoja e kësaj ‘politike’ është se tragjeditë do të përsëriten dhe hipokrizia njëlloj.

Duhet thënë se kuptimi i shkaqeve mungon dhe nga viktimat. Nuk është e rastit që ata pohuan me krenari se do të ringrinin vendbanimet e tyre ku hamendësisht nuk do të mungojnë dhe pishat: sepse nëse do të kishin kuptuar shkaqet — do të ushtronin presion kundrejt qeverisë për të hartuar një plan urbanistik ku pemët si pisha të përdoreshin më pak dhe në vend të tyre të përdoreshin pemë që nuk digjen lehtë ndërsa në prag të verës të kërkonin pastrimin e pyllit nga shkurret e thata me qëllim që të ulnin mundësinë e zjarreve.                         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA