...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusi-Turqi vs Amerikë-Greqi: një dikotomi tjetër ushtarake po krijohet në rajon

Greqia fortifikon bazën e saj ushtarake dhe i tregon Turqisë dhe rajonit “dhëmbët”

SHJ

14/11/2017 - 08:35

Vizita e ish-Kryeministrit grek Samaras në Uashington shtoi edhe një avantazh tjetër për Athinën zyrtare në rajon: bazën ushtarake në Kallamatë! Sipas marrëveshjes aeroplanë pa ekuipazh do të patrullojnë Egjeun — nga Libia deri në kufijtë verior të Sërbisë dhe nga Qipro deri përtej Siçilisë![1] Nuk do të ishte e çuditshme që marrëveshja u konsiderua nga komentatorët si “dhuratë” e Uashingtonit kundrejt Greqisë.

Në të vërtetë ish-Kryeministri grek vizitoi Uashingtonin për të kërkuar ndihmë për një marrëveshje tre-palëshe mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë, lidhur me çështjet energjitike në rajon dhe gërmimet në Egje.[2] Por Uashingtoni  i Obamës nuk pranoi. Arsyeja ishte se Greqia është e pasigurt për investime amerikane dhe Uashingtoni do ta ndihmojë Greqinë vetëm në çështje “energjitike”! Si pasojë, Samarasi solli militarizimin e rajonit nga Uashingtoni, ndërsa ky i fundit, siguroi kontrollin e burimeve energjitike dhe të popujve në rajon — edhe nga ajri! Por ndërsa marrëveshja nuk ka bazë ligjore, sepse Greqia nuk ka të drejtë të patrullojë përtej kufijëve të saj, ajo u interpretrua nga elita politike dhe ushtarake greke si “strategjike”: sepse do t’i japë rëndësi të veçantë Greqisë në rajon!

Me lëkundjet gjeopolitike të Turqisë mes perëndimit dhe lindjes, Uashingtoni dhe Athina nënshkruan një marrëveshje të re ushtarake e cila kishte mbetur pezull që nga viti 2009-të: Greqia do të ripërtërijë fuqinë e saj ajrore me aeroplanë F-16 duke shpenzuar më shumë se 2.4 miliard dollarë në kohën kur shpenzimet e qeverisë janë reduktuar shumë dhe shtresat e ulëta të shoqërisë bartin barrën më të madhe. Cipra argumentoi se kostua nuk do të rëndojë qytetarët grekë. Ndërsa Trampi tha se marrëveshja do të gjenerojë mijëra vende pune. Nëse financa publike e Greqisë tregon shënja përmirësimi deri në vitin 2020-të, qeveria planifikon të blejë 15 deri 20 aeroplanë luftarak të padukshëm F-35, një ndër aeroplanët luftarak më të përparuar aktualisht.[3]

Turqia në anën tjetër pritet të blejë 100 nga aeroplanët e rinj të krijuar nga kontraktorja amerikane Lockheed Martin mes tyre dhe F-35. Në vitin 2010-të përpjestimi i aeroplanëve luftarakë (i të gjithë tipave) mes Turqisë dhe Greqisë ishte 8:10 (239 vs 290). Aktualisht raporti ka ndryshuar në 6:10 (179 vs 290). Dhe nëse nuk realizohet ripërtëritja në fjalë gjendja do të bierë deri në vitin 2025 me 4:10 (84 vs 235). Ripërtëritja e aeroplanëve do të realizohet me specialistët e kontraktorit amerikan në një impiant të Industrisë Ajrore Greke (EAB) bashkë me ripërtëritje të tjera. Kujtoj se Amerika ka krijuar një bazë ushtarake në Sudë të Kretës, në vitin 1953, kur Greqia u bë anëtare e NATO-s, për të cilën pretendohet nga kritikët grekë se nuk paguan asnjë qindarkë. Përmes saj ajo do të angazhojë njësi ushtarake greke për të marrë pjesë në manovrat luftarake me karakter detar. Pohohet se njësia greke do të marrë pjesë në njësinë e nëndetëseve për t’u përballur me nëndetëset ruse që shfaqen —sipas pretendimeve NATO-amerikane— në mesdheun lindor.[4]

Greqia është shqetësuar lidhur me politikat e Rusisë në raport e Turqinë: sepse Rusia po ndihmon Turqinë në nivel ushtarak dhe po krijon avantazhe në raport me ushtrinë greke. Si rezultat, marrëdhëniet mes Greqisë dhe Rusisë janë në nadir (pikën më të ulët). Më konkretisht, marrëdhëniet filluan të përkeqësoheshin vitin e kaluar (2016) kur Putini vizitoi Greqinë me një jaht (Mjellma 1) të flotës detare ruse dhe ankoroi në brigjet e detit verior të Greqisë (Καρυές ). Një përfaqësi oficerësh të lartë grekë të shoqëruar me rojet e tyre, kërkoi të ngjitësh në jahtin e Putinit. Hamendësisht për ta inspektuar. Por atje gjendeshin ushtarët e armatosur rusë të Putinit duke u treguar ushtarakëve grekë se në jaht nuk mund të ngjitet asnjëri veç Putinit dhe shoqëruesit e tij. Tensioni që u krijua mes ushtarakëve nuk u njoftua në shtyp.

Një tension i njëjtë u krijua gjatë nëntorit të vitit 2017-të kur një rrjedhje nga pala ruse tregonte se në Moskë do të shkonte ministri grek i flotës detare, Kurubliu me të tjerë, ku do të merrnin pjesë në një mbledhje ministrash mes dy vendeve. Përpara se të niseshin nga Athina u mësua se në tryezën e mbledhjes do të uleshin dhe katër “deputetë” nga Krimea. Athina nuk pranoi të ulësh me “demputetët” përkatës sepse BE-ja nuk e njeh bashkimin e Krimesë me Rusinë. Me urdhërin e Goxhias pala greke u ndalua dhe mbledhja u la për më vonë.

Por çështja kryesore që shqetëson Athinën është marrëdhënia ushtarake që është krijuar mes Rusisë dhe Turqisë. Rusia po trajinon pilotë turq në Siri kur dihet se Rusia ka forcën ajrore më të mirë në botë dhe për pasojë përvoja e tyre do të sfidojë forcën ajrore greke në Egje. Rusia trajinon dhe rreth 600 shkencëtarë turq në Moskë në teknologjinë bërthamore. Si rezultat Ankaraja ka filluar të krijojë gjeneratën e parë të saj të shkencëtarëve bërthamor. Greqia ka patur trysni nga Moska për linjën e gazit ruse të cilën Putini e quajti “Turkish Steam” sepse rusët shqetësohen për investimin amerikan në Aleksandrupoli. Nëse Greqia s’mban një qendrim të qartë lidhur me linjën truke - Rusia do ta kthejë linjën drejt veriut: Bullgari.[5]

Është e qartë se një lloj ‘armiqësie’ është krijuar mes Rusisë dhe Greqisë. Se ku mund të çojë kjo dinamikë është e qartë: në një kurs të ri armatimesh mes vendeve në rajon dhe tensioneve të përhershme. 



[1]Αμερικανική βάση στην Καλαμάτα, Ελευθεροτυπία, 13 Αυγούστου 2013.

[2]Μνημόνιο εν ενεργεία, Ελευθεροτυπία, 11 Αυγούστου 2013.

[3]Greek PM defends decision to buy US-made fighter jets, FT, 28 October 2017.

[4]Τα «ψιλά γράμματα» στο deal των F-1, Kathimerini, 30 tetor 2017.

[5]Στο ναδίρ οι σχέσεις Αθήνας – Μόσχας, Kathimerini, 13.11.217.

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA