Rusia “paralajmëron” Amerikën me armë bërthamore në Lindjen e Mesme dhe një devizë e mbështetur në ar
Autoritetet ruse besojnë se Amerika ka kaluar vijën e kuqe me sanksionet dhe si rezultat Rusia duhet të konsiderojë variantin e përgjigjeve asimetrike të cilat do të ndalonin sanksionet amerikane dhe do të shkaktonin kundër―dëm.
SHJ
28/08/2018 - 15:24
Në kohën kur hynë sanksionet e reja amerikane në fuqi, të cilat ishin pasojë e “sulmit me armë kimike në Britani”, duke ndjekur pretendimet e Mejit, kryeministres britanike…Rusia kundërveproi me “paralajmërim” se do të zbarkonte armë bërthamore në Lindjen e Mesme duke përmendur Sirinë si shembull: sepse autoritetet ruse besojnë se Amerika ka kaluar vijën e kuqe me sanksionet dhe si rezultat Rusia duhet të konsiderojë variantin e përgjigjeve asimetrike të cilat do të ndalonin sanksionet amerikane dhe do të shkaktonin kundër―dëm.
Rusia, në këtë mënyrë, ndjekë qasjen amerikane duke instaluar armë taktike bërthamore në vende të tjerë. Paralel me këtë veprim ajo mund të tërhiqet nga disa traktate që ka nënshkruar me Amerikën duke përfshirë teknologjitë jo―përhapëse raketore (“non-proliferation of missile technologies”).
Krahas këtij varianti, rusët besojnë se Amerika do të imponojë sanksione mbi vendet që blejnë armë nga Rusia, duke nënkuptuar Turqinë. Për të njëjtën arsye, Rusia duhet të konsiderojë operacione në kripto-devizë të mbështetur në ar. Ky do të ishte një varian interesant edhe për Kinën, Indinë dhe vende të tjerë.
Por Rusia vazhdon t`i rezistojë përkeqësimit të marrëdhënieve me Amerikën. Për shembull, ajo do të vazhdojë të eksportojë titanium aeronautik dhe motorra raketash që prodhohen nga një ndërmarrje e përbashkët me ndërmarrjen amerikane Boeing, pavarësisht sanksioneve amerikane: sepse ajo është konsumatori më i madh i titaniumit ― importon 40 për qind titanium ndërsa Airbus, korporatë europiane, 60 për qind.
Titaniumi përdoret për prodhimin e aeroplanëve, sepse është metal i lehtë (më i lehtë se hekuri por më i rëndë se alumini), i fortë dhe i pandryshkshëm. Ai përdoret për pajisje mjekësore gjithashtu. Por ai mund të zëvendësohet me një fibër karbonike të kompozuar që është zhvilluar së fundmi.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 60 reads



