Rusia shtrëngon BE-në për të paguar për rindërtimin e Sirisë
Aktualisht BE-ja është donatorja më e madhe për lehtësimin e krizës në Siri, me më shumë se 10 miliard euro të shpërndara në ndihmë humanitare dhe zhvillimore.
SHJ
10/01/2018 - 12:40
Ndërsa Rusia ushtron trysni në Bruksel dhe kërkon të shpenzojë më shumë pará për rindërtimin e Sirisë, nevojat e të cilës janë tejet të mëdha, vetë BE-ja kërkon të shpenzojë për të penguar rrjedhën e refugjatëve sirian pa u dukur se ndihmon regjimin në Damsk.
Vendet që mbajnë miliona refugjatë, si Turqia dhe Libani, kanë ushtruar trysni në BE për të ndihmuar në barrën e refugjatëve. Por zyrtarët europianë kërleshen me ç’ka ata quajnë përpjekjet e Moskës për të detyruar Evropën për të paguar për Rusinë, luftëtarët e së cilës kanë luftuar për çlirimin e vendit nga militantët e ISIS-it.
Aktualisht BE-ja është donatorja më e madhe për lehtësimin e krizës në Siri, me më shumë se 10 miliard euro të shpërndara në ndihmë humanitare dhe zhvillimore. Por këto shpenzime nuk mjaftojnë sipas Moskës. Më shumë, nevojiten. BE-ja, ndërkohë, këmbëngulë për realizimin e një marrëveshje paqeje dhe proces politik kalimtar përpara se të shpenzojë.
Kujtojmë se ishte BE-ja dhe përgjithësisht fuqitë perëndimore dhe Arabia Saudite, Katari dhe Izraeli që miratuan luftën e militantëve në Siri. Kaq vite paguan për militantët; tani do të paguajnë për shkatërrimet që shkaktuan...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 178 reads



