...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sanksionet e reja amerikane kundër rusëve acarojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes superfuqive

Departamenti amerikan sanksionon thuajse gjithë anëtarët e qeverisë “Putin” përveç disa ‘globalistëve’. Ata konsiderohen si armiq të Amerikës. Reagimet e Moskës ishin të menjëhershme: sanksionet e reja, sipas saj, janë “rrënim i mëtejshëm i marrëdhënieve” mes superfuqive. Putini tha mes të tjerash, lidhur me sanksionet, “qentë le të lehin karvani le të shkojë përpara”.

SHJ

30/01/2018 - 15:59

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët janë të afërt me qeverinë e Presidentit rus Vladimir Putin, ku bëhet e njohur marrëdhënia e tyre me udhëheqësit e lartë rusë, si dhe pasuria e tyre. Lista u publikua pas kërkesës së Kongresit amerikan ndaj administratës Trump, për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lista me më tepër se 200 emra nuk përmban sanksione të reja, megjithëse një numër i figurave të përfshira në të kanë qenë objekt sanksionesh të mëparshme.

Një masë e nënshkruar me hezitim nga Presidenti Trump gushtin e kaluar, i kërkonte administratës së tij të vendoste sanksione ndaj çdo individi që angazhohet në transaksione të konsiderueshme me sektorët e mbrojtes, apo të zbulimit të qeverisë ruse.

Demokratët e kritikuan presidentin që nuk vendosi sanksione të reja, apo që nuk paraqiti një plan i cili do të frenonte më tej ndërhyrjen ruse, pasi agjencitë amerikane të zbulimit thanë se Moska pati ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA