...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

SHBA i shet pajisje ushtarake Tajvanit ndërsa Kina reagon: mos luajë me zjarrin

Marrëveshja e mundshme e ka zemëruar Kinën, rivalen e Tajvanit

Voa

09/07/2019 - 20:21

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi një kërkesë të Tajvanit për të blerë pajisje ushtarake me vlerë prej rreth 2.2 miliardë dollarësh.

Marrëveshja përfshin 108 tanke Abrams, 250 raketa kundërajrore Stinger dhe mbi 1.500 raketa anti-tank. Pentagoni tha se paketa nuk do të ndryshojë barazpeshën ushtarake në rajon.

Marrëveshja e mundshme e ka zemëruar Kinën, rivalen e Tajvanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Geng Shuang i bëri thirrje SHBA të martën që "ta anulojë menjëherë marrëveshjen" duke thënë se "ajo shkel rëndë parimin e një Kine të vetme" ... ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe minon sovranitetin dhe interesat e sigurisë të Pekinit.

Ai tha gjithashtu se Kina i ka paraqitur ankesa zyrtare SHBA-ve nëpërmjet kanaleve diplomatike. 

Pak ditë më vonë Kina paralajmeroi Uashingtonin të mos luajë me zjarrin ndërsa e konsideron Tajvanin terriotrin e saj dhe kundërshton pavarësinë e tij.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA