...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si e gëlltiti njolla e Uashingtonit Trampin?

SHJ

12/04/2017 - 10:44

Duhet thënë se Obama dhe Trampi kanë premisa të ndryshme mendore: i pari kishte aftësi shqyrtuese të fakteve që i parashtronin shërbimet inteligjente (nëse gjykojmë nga edukimi i tij i përgjithshëm: drejtësia); i dyti, nuk e ka këtë aftësi dhe mund të mashtrohet lehtë. Për të njëjtën arsye, Trampi mund të sulmojë kudo dhe mund krijojë kushtet për një përballje të drejtëpërdrejtë me Rusinë dhe Kinën. Si i tillë, Obama shkaktonte luftra, jo si pasojë e paaftësisë së tij për të vlerësuar drejtë faktet që i parashtronin. Por si pasojë e objektivit që kishte (dhe ka) vendosur elita mbikombëtare: nënshtrimin e çdo kombi që i reziston RRB të G/N. Trampi, ndërkohë, pasi humbi anëtarët e tij fillestar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Flynn-in dhe Bannon-in, humbi dhe kontrollin e Këshillit përmes të cilit ai synonte të përparonte axhendën e tij “nacionaliste”. Procesi i brendshëm i Këshillit në fjalë tashmë kontrollohet nga globlistët. Siç zbulon, për më shumë, Rachman, kur tregon se si njolla (“blob”) e Uashingtonit gëlltiti Trampin: “establishmenti i politikës së jashtme të Uashingtonit, një grup shpotitës i quajtur “njollë” në Shtëpinë e Bardhë që u krijua përgjatë presidencës së Obamës, është i bashkuar në besimin se gadishmëria për të përdorur fuqinë ushtarake është vendimtare njëherësh për hegjemoninë botërore të Amerikës dhe për qendrueshmërinë e rendit botëror”.[1]

Zëvendësi i Bannon-it, për shembull, gjenerali HR McMaster, është një njeri i nderuar nga “njolla”. Drejtoresha e re e emëruar për Rusinë dhe Europën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Fiona Hill, është një kritike e Putinit, e cila është marrë pa u menduar shumë nga “Instituti Brookings”, një qendër inteligjente e qendrës. Sidoqoftë, individët që e dominojnë Këshillin Kombëtar të Sigurisë amerikane janë dytësor, në vendimet që merr presidenti amerikan: sepse faktori parësor është përgatitja intelektuale e vetë presidentit. Dhe siç citova më lartë, Trampi, gjykuar nga mendësia që ka krijuar përgjatë jetës së tij si bisnesmen (se një bisnesmen është së pari ‘pragmatist’, në kuptimin negativ të fjalës...se çdo ‘bisnesman’ e shikon tjetrin së pari për të përfituar vlerë monetare) dhe s’ka as dijen teorike as edhe përvojën juridike për të shqyrtuar faktet që i parashtrohen nga këshilltarët e tij, mund të mashtrohet dhe përdoret nga drejtorët e tij lehtësisht. Sepse një presindent i shtetit modern duhet të ketë zhvilluar së pari virtytin e drejtësisë dhe së dyti, të ketë mësuar të shqyrtojë, bazuar në disa premisa (politika, qendrime, kontradikta, taktika, strategji etj.), dhe gjykojë drejtë veprimet e palëve të përfshira në një konflikt.

Shkëputur nga studimi i Ylli Përmetit, te cilin e keni të lidhur me këtë lajm-analizë.

[1]How the Washington blob swallowed Donald Trump, Gideon Rachman, FT, 10 April, 217.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA