...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si kontribuon teknologjia në viktimizimin e fëmijëve?

Po e risjellim në vëmendjen e shoqërisë çështjen e fëmijëve meqë u zbulua një rast në vendin tonë --që është vetëm maja e ajsbergut-- dhe u keqadministrua nga qeveria Rama3...duke citur një pjesë të vogël nga një studim më i gjerë që ka realizuar Ylli Përmeti...

SHJ

10/02/2019 - 14:31

Në Britaninë e Madhe, Kanada dhe Francë, adoleshentët mësojnë njëri-tjetrin se si të vetëvriten ose se si të eksitohen përmes çarjeve të fytit ose mbytjes së njëri-tjetrit. Edhe në këtë rast “ekspertët” e establishmentit nuk i kuptojnë fëmijët dhe mjaftohen me qasjen e përgjithshme të “faktorëve të shumtë”![4]

Por dy janë shkaqet kryesore se pse adoleshentët vetë-vriten: së pari, gjëndja e përgjithshme shëndetësore mendore e shoqërive është përtokë dhe së dyti fëmijët bombardohen me filma monstruozë në kohën kur mungon jeta virtuoze (edukimi etj.). Lidhur me këtë dukuri, një studim i Universitetit të Cambridge-it konkludon se ‘një pakicë keqbërësish ka shkaktuar mesatarisht 86 krime pa arritur ende moshën 16 vjeç, me më pak se 4 për qind përgjegjës për thuajse të gjithë gjysmën e krimeve të adoleshentëve’.[5] Krimet kanë ndodhur kryesisht në qytetet e mëdhenj — ku ‘individualizmi’, ‘konkurrenca’ dhe ‘ndotja’ është më e madhe, ku getot dhe keqedukimi mbizotëron.

Pa u çuditur, në vetë-vrasjen e fëmijëve kontribuon dhe teknologjia e madhe:Pinterest, Instagrami etj. Këto media sociale nuk kanë kufizime lidhur me imazhet plotë dhimbje që publikojnë. Për pasojë, në Britani autoritetet janë alarmuar dhe kërkojnë nga korporatat e teknologjisë të filtrojnë si regjistrimin e fëmijëve ashtu dhe imazhet.[6] Me rrezikshmëri më të madhe paraqiten përdorimet (aplikacionet) elektronike që mundësojnë lidhjet mes njerëzve. Përgatitja e fëmijëve në internet nga pedofilët (“grooming”) dhe shfrytëzimi seksual është jashtë kontrollit në rrjete si “Tinder” dhe “Grindr”: sepse ata mundësojnë qasje pa pengesa për fëmijët. Në një rast një djalë 13 vjeç i regjistruar në “Grindr” u përdhunua nga të paktën 21 meshkuj! Raportet zyrtare tregojnë 60 raste të tjerë me përdhunime fëmijësh të cilët janë mundësuar përmes internetit ndërsa fëmija më i ri që është përdhunuar ka qenë tetë vjeç! Për pasojë, qeveria britanike kërkon të “disiplinojë” faqet pornografike me verifikime me qëllim që të ndalojnë fëmijët poshtë moshës 18 vjeç në përdorimin e këtyre faqeve.[7]

Por është e qartë se fëmijët ndikohen së pari nga shoqëria, pjesë e së cilës është dhe familja dhe edukimi; së dyti, nga televizori; dhe së treti nga media sociale. Gjykuar nga akuzat e prindërve të viktimave —ata akuzojnë vetëm korporatat e teknologjisë si shkak i viktimizimit të fëmijëve të tyre!— dhe pamundësia e kontrollit të fëmijëve nga korporatat, mijëra fëmijë do të jenë viktima të kësaj gjendje.      

Ylli Përmeti - nga kriza politike në krizë sociale: depresioni, ndarjet, droga, vetmia...gjymtojnë shoqëritë*

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA