...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si ta kuptojmë zhgradimin e ambasadorit të BE-së në Uashington?

Por përtej ceremonive qendron qasja e Trampit se Uashingtoni është për marrëdhënie dypalëshe dhe jo shumëpalëshe me gjithçka nënkupton kjo qasje: shpërnjohjen e institucioneve ndërkombëtare me karakter supranacional dhe minimin e globalizmit neoliberal të epokës Klinton, Bush dhe Obama.

SHJ

09/01/2019 - 08:59

Zhgradimi i ambasadorit të BE-së në Uashington ose i BE-së nga shtet në organizatë ndërkombëtare nga administrata e Trampit, që nga Brukseli u konsiderua si poshtërim që reflekton një antipati të përgjithshme të Trampit kundrejt BE-së, tregon një të vërtetë të madhe që shtypi ose ngurron ta përmendë ose nuk kupton lidhjen mes qasjes së Trampit dhe Obamës në politikën e jashtme: se Trampi mbivendos marrëdhëniet dypalëshe mbi marrëdhëniet shumëpalëshe që përfaqëson BE-ja. Ndryshimi i statusit të ambasadorit të BE-së në Uashington u realizua nga presidenti Obama pas kërkesës së bllokut, sepse, argumentonte blloku në atë kohë, ai meritonte njohje të ngritur sepse që nga viti 2009 kishte patur një përfaqësues të lartë për politikat e jashtme që është gjithashtu zëvendëspresident i Komisionit Europian—një post që aktualisht mbahet nga Federica Mogherini.

Ndërsa David O`Sullivan, ambasadori i BE-së në Uashington, ishte rreshtuar në ceremoni deri në vitin 2016 poshtë emisarëve shtetërorë në Amerikë, vendimi i fundit i Obamës e vendosi atë baras me ta. Kjo ishte e rëndësishme sepse në raste ceremoniale ambasadorët dypalësh (bilateralë) thirren sipas rendit të jatëgjatësisë në postin e tyre. Me ndryshimin e statusit ambasadori i BE-së në Uashington thirret pas 150-plus ambasadorëve bilateralë. Kështu ndodhi në ceremoninë e Bushit. Ishte kjo ngjarje që shkrepi dyshimet e bllokut për ndryshimin e qendrimit amerikan. Por përtej ceremonive qendron qasja e Trampit se Uashingtoni është për marrëdhënie dypalëshe dhe jo shumëpalëshe me gjithçka nënkupton kjo qasje: shpërnjohjen e institucioneve ndërkombëtare me karakter supranacional dhe minimin e globalizmit neoliberal të epokës Klinton, Bush dhe Obama.         

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA