Siri: e vërteta e armëve kimike dhe e drejta ndërkombëtare që mund të fillojë luftën e tretë botërore
Nëse ky proces zhvillohet dhe vetoja ruse anashkalohet dhe Asadi sulmohet, rusët thonë se ky është fillimi i luftës së tretë botërore!
SHJ
27/04/2018 - 08:32
Pas gjithë pështjellimit lidhur me mungesën e themelimit të ndonjë fajtori për sulmin e supozuar në Siri –madje në kohën kur kishin qarkulluar dëshmitë e disa njerëzve të cilët pohojnë si fillim në median ruse[1] dhe më pas në Hagë, në zyrat qendrore të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)[2] se s’kishte as sulm kimik as viktima...dhe raporte[3] që ngrejnë plotë dyshime se ishte e vështirë të vërtetohet se kishte ndonjë sulm, dhe duke sfiduar akuzën tjetër se Moska dhe Damasku po “fshihnin” dëshmitarët por edhe kur u shfaqën emisari francez nuk ngurroi të akuzonte se ajo ishte një “maskaradë të fëlliqur”,[4] sepse liria e dëshimtarëve ishte e kufizuar...— fuqitë perëndimore propozuan të realizonin idenë e votimit të çështjes së Sirisë jo në Këshillin e Sigurisë por në Asamblenë e OKB-së me qëllim anashkalimin e vetos ruse dhe detyrimin e Asadit të ‘negociojë’ me opozitën — domethënë, me njerëzit që kanë shkaktërruar vendin! Kjo ide (“Uniting for Peace”) është formuluar në vitin 1950-të (Rezoluta 377 : 1950 e OKB-së) dhe nënkupton se nëse nëntë nga anëtarët e asamblesë pajtohen – votimi do të lejojë të anashkalojë veton e një anëtari nën kushte specifike dhe konsiderohet si ligji më kontradiktorë i të drejtës ndërkombëtare: sepse kjo rezolutë nuk përputhet me paragrafin 3 të artikullit 27 të Kartës i cili citon se çështje përveç çështjeve proceduriale duhet të vlerësohen të pranueshme nëse ato marrin “vota të njëkohshme nga gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit”. Ideja është përdorur disa herë që nga ajo kohë: shpesh pa sukses. Nëse ky proces zhvillohet dhe vetoja ruse anashkalohet dhe Asadi sulmohet, rusët thonë se ky është fillimi i luftës së tretë botërore!
Presim, sidoqoftë, dhe përfundimet e inspektorëve të OPCW, të cilat mund të vonojnë rreth një muaj duke konsideruar faktin se inspektorët gjenden në presion të jashtëzakonshëm nga fuqitë e përfshira në këtë çështje për të qenë pranë pohimit të tyre. Gjatë majit do të kemi dhe qendrimin e Trampit për marrëveshjen me Iranin dhe një përshkallëzim tjetër pritet.
[1]RT talks Douma ‘chemical attack’ & allegations it was a set-up or never happened at all, RT, 23 Apr 2018.
[2]No attack, no victims, no chem. Weapons: Douma witnesses speak at OPCW briefing at The Hague, RT, 26 Apr. 2018.
[3]The search for truth in the rubble of Douma, Robert Fisk, The Independent, 18 Apr 2018. Whole story was staged, RT, 22 Apr 2018.
[4]‘Ebscene masquerade’: Russia criticised over Douma chemical attack denial, The Guardian, 26 Apr 2018.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 16 reads



