...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sondazhi, 4 vende të NATO-s zgjedhin Rusinë për mbrojtje

SHJ

18/02/2017 - 14:49

Katër vende që aktualisht janë anëtarë të NATO-s kanë shprehur dëshirë për të qenë në krah të Rusisë në një konflikt të mundshëm ushtarak. Ata janë qytetarët e Greqisë, Turqisë, Bullgarisë, e Sllovenisë të cilët kanë parapëlqyer rreshtimin në krah të Rusisë. Rezultatet e këtij sondazhi publikohen para Samitit të Sigurisë që po mbahet në Gjermani. Shumica e vendeve që u përfshinë në sondazh zgjodhën Shtetet e Bashkuara si aleat, ndërsa Kina dhe Rusia zgjodhen njëra-tjetrën.

“Nuk është suprizë që rusët dhe kinezët zgjodhën njëri-tjetrin, por kjo na tregon një gjë shumë të rëndësishme, që politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 20 vitet e fundit çoi Rusinë drejt prehrit të Kinës, diçka e çuditshme po të kemi parasysh se Rusia është pjesë e rëndësishme e Europës”- thotë zv/presidenti i WIN/Gallup International, Kancho Stoychev.

Nga ana tjetër, Greqia dhe Bullgaria e shohin Turqinë si kërcënuesen më të madhe. 

 

https://www.bloomberg.com/politics/articles/2017-02-17/melania-trump-s-s...

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA