Studimi: në SHBA bie mikroplastikë nga ajri
Plastika është bërë aq e kudondodhshme dhe aq ndotëse saqë nuk ka qelbur vetëm tokën dhe ujin e lumenjëve, deteve dhe oqeaneve por në Amerikë, tregojnë studimet, ka filluar të bier si shi nga qielli
SHJ
16/04/2021 - 20:33
Plastika është bërë aq e kudondodhshme dhe aq ndotëse saqë nuk ka qelbur vetëm tokën dhe ujin e lumenjëve, deteve dhe oqeaneve por në Amerikë, tregojnë studimet, ka filluar të bier si shi nga qielli. Sipas një studimi të “Proceedings of the National Academy of Sciences, 84 për qind e mikroplastikës ajrore në perëndimin amerikan vjen nga rrugët jashtë qyteteve kryesorë. Një tjetër 11 për qind mund të fryjë nga oqeani. Studiuesit që ndërtuan modelin e studimit hamendësojnë se grimcat e mikroplastikës qendrojnë në ajër për afërsisht një javë, dhe kjo kohë është më shumë se e mjaftueshme për të përshkuar kontinentet dhe oqeanet. Mikroplastika—grimca më të voga se 5 milimetra— buron nga një numër i madh burimesh. Qeset e plastikës dhe shishet që hidhen në mjedis copëtohën në pjesëza më të vogla. Lavatriçja është një tjetër burim. Kur lahen rroba sintetike, mikrofibra të vogla shkëputen dhe vërshojnë në impiantin e trajtimit të ujit të përdorur.
Sigurisht, për gjithë vendet që filtrojnë ujin e përdorur nga njerëzit, sepse Shqipëria një impiant që ngriti në Durrës për filtrimin e ujit të përdorur nuk ka treguar ndonjë rendiment. Impianti filtron disa nga mikrofibrat, duke i kurthuar ato në “llum”, mbetjet e trajtura njerëzore që më pas përdoren në fushat e agrikulturës si pleh. Ky pleh mbyt tokën me mikroplastikë. Impianti do të shkarkojë mbetjet e tjera të mikrofibrave në det. Kjo praktikë është ndjekur [në SHBA] prej dekadash dhe ngaqë plastika shpërbëhet por nuk zhduket në të vërtetë, sasia në oqean po kap qiejt. Në fakt, studimi tregon se atje ka më shumë mikroplastikë që fryn nga oqeani se sa shkon në të. Domethënë, është përqendruar aq shumë plastikë në oqean saqë toka mund të jetë një importuese neto e mikrolastikës nga deti. Këto mikroplastika nuk pushtojnë vetëm brigjet e deteve dhe oqeaneve. Kur valët përplasen dhe era gërryen oqeanin, ato ngrenë pika uji në ajër. Pikat përmbajnë kripë por gjithashtu dhe lëndë organike dhe mikroplastikë.
Lexo, për më shumë
Mësime nga lagjja “Arapaj-Durrës”, kultura revolucionare suedeze dhe përpjekjet modeste të BE-së për mbetjet me një teknologji të re
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 60 reads



