...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi armatos Arabinë Saudite për të luftuar me Iranin dhe Sirinë

VOA

20/05/2017 - 19:29

Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz dhe presidenti amerikan Donald Trump nënshkruan një marrëveshje mbrojtje me vlerë prej 110 miliardë dollarë sot për të shtuar kapacitetet ushtarake të Arabisë Saudite.

"Kjo paketë me pajisje dhe shërbime mbrojtjëse mbështet sigurinë afatgjatë të Arabisë Saudite dhe rajonin e Gjirit përball kërcënimit Iranian, ndërsa shton aftësinë e Mbretërisë për të kontribuar në operacionet kundër terrorizmit në rajon, duke pakësuar barren mbi ushtrinë amerikane në kryerjen e operacioneve", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratë thuhet më tej se marrëveshja do të krijojë mundësi të reja për kompanitë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe do të mbështesë “dhjetra mijëra” vende të reja pune në industrinë amerikane të mbrojtjes.

E përfshirë në marrëveshje është një premtim prej 6 miliardë dollarësh për ndërtuar 150 helikopterë Blackhawk nga kompania Lockheed Martin në Arabinë Saudite që pritet të rezultojë në krijimin e 450 vendeve pune në Arabinë Saudite.

Më parë Mbreti Salman nderoi presidentin amerikan Donald Trump me medaljen më të lartë civile të mbretërisë sot, gjatë një takimi në Pallatin Mbretëror në Riad

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar turneun e parë ndërkombëtar si president.

Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania Trump u përshëndetën në aeroport nga mbreti saudit Salman Bin Abdulaziz. Mbreti dhe çifti Trump ecën përgjatë tapetit të kuq në një terminal të aeroportit ku folën për disa minuta. Më pas çifti Trump së bashku me mbretin saudit u larguan nga aeroporti në një autokolonë duke u drejtuar për në qytet përgjatë një rruge të boshatisur.

Masat e rrepta të sigurisë ishin të dukshme në aeroport, përfshi automjetet ushtarake me armë.

Arabia Saudite është një destinacion i pashembullt për një udhëtim të parë jashtë vendit për një president amerikan. Por presidenti Trump po e bën Riadin ndalesën e tij të parë në udhëtimin e parë presidencial të huaj.

Kjo është edhe më e habitshme pas retorikës së tij "Amerika e Parë" dhe deklaratave të fushatës që bënin thirrje për një "ndalim të myslimanëve" të mbështetur nga urdhrat e mëvonshëm ekzekutiv në përpjekjet për të kufizuar udhëtimin nga gjashtë vende me shumicë muslimane.

Arabia Saudite që ka lidhje të thella me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë dhe atë të mbrojtjes, nuk ishte mes vendeve nga ku ndaloheshin udhëtimet.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Riad, mbretëria ka ftuar dhjetra udhëheqës nga mbarë bota myslimane për t’u takuar me presidentin Trump.

Trump do ta kaloj pjesën më të madhe të ditës së parë duke u takuar me mbretin Salman dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore para një darke në mbrëmje. Të dielën, ai do të takohet me dhjetra udhëheqës arabë dhe myslimanë në një takim rajonal të nivelit të lartë që përqëndrohet në luftën kundër ekstremizmit.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA