...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi hodhi poshtë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kërkon një plan të ri

Trampi krijoi një tjetër tension krahas Koresë Veriut. Ndryshe nga ndihmësit e tij, të cilët kishin çertifikuar paktin me Iranin, Trampi, argumentoi se Irani nuk ka zbatuar kërkesat e marrëveshjes! Kujtojmë se qendrimi i Trampit lidhur me Iranin dhe terrorizmin përpara se të zgjidhësh president ishte kryekëput ndryshe nga qendrimi aktual!

SHJ/VOA

13/10/2017 - 20:08

Trampi kërkon një plan të ri i cili do të adresojë klauzolat perënduese të marrëveshjes të cilat i shikojnë kufizimet e programit bërthamor të Iranit të mbarojnë pas vitit 2025, dhe përfshin “tejet prerë” pika shkrepëse (trigger points) të cilat do të imponojnë automatikisht sanksione bërthamore nëse Irani nuk përputhet me kriteret e rinj, duke përfshirë programin e tij për raketat balistike. Ky plan u përshkrua nga Tillerson, ministri i jashtëm amerikan, si “rruga e tretë”, që i përgjigjet frustrimit të presidentit lidhur me çertifikimin e marrëveshjes çdo 90 ditë që ai neverit gjithashtu dhe rrit presionin e përgjithshëm mbi Iranin dhe mban marrëveshjen gjallë.    
 

Presidenti amerikan Donald Trump parashtroi sot nga Shtëpia e Bardhë një strategji të re, më të rreptë të Shteteve të Bashkuara për Iranin.

Presidenti nuk e çertifikoi marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 mes Shteteve të Bashkuara, vendeve aleate dhe Teheranit, duke thënë se Irani udhëhiqet nga një qeveri agresive, përgjegjëse për gjakderdhjen në rajonin e Gjirit Persik dhe që mbështet terrorizmin. Ai tha se Teherani është shkaktar i dhunës sektare në Irak, një prej shkatarëve të dhunës në Siri dhe Jemen.

Pesidenti tha se marrëveshja e Iranit nuk është në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

Mosçertifikimi i marrëveshjes i hap rrugën një periudhe 60 ditore, gjatë së cilës Kongresi duhet të vendosë nëse do të rivendosë disa, apo të gjitha sanksionet ekonomike që janë hequr si pjesë e marrëveshjes me Iranin.

Shumë republikanë dhe demokratë e kundërshtojnë rivendosjen e sanksioneve, që në fakt do të minonin marrëveshjen.

Presidenti Trump e quajti marrëveshjen me Iranin "një nga marrëveshjet më të këqija që kanë nënshkruar ndonjëherë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara”. Ai kishte sugjeruar vazhdimisht se mund të largohej prej saj.

Presidenti tha se Irani nuk ka "mishëruar thelbin" e marrëveshjes dhe nuk i ka zbatuar kërkesat e saj.

Sipas ligjit amerikan, presidenti duhet të çertifikojë çdo 90 ditë se Irani po përmbush marrëveshjen dhe se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të respektojë marrëveshjen. Presidenti Trump e ka bërë këtë dy herë, por jo me vullnet të plotë. Afati për çertifikimin e ardhshëm është 15 tetori.

Administrata Trump ka vazhduar të akuzojë Iranin për sponsorizim të terrorizmit, për kërcënim të aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe për prova me raketa balistike. Presidenti Trump ka thënë publikisht se marrëveshja nuk i mbulon këto çështje.

Zyrtarët iranianë kanë theksuar se marrëveshja nuk mund të rinegociohet. Presidenti Iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja “brenda pak orësh” në se Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja.

Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë të enjten, udhëheqësi amerikan parashtroi kundërshtimet ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, por edhe sjelljen e qeverisë iraniane dhe çështje të tjera, përfshirë programin e tyre të raketave, mbështetjen e tyre për presidentin sirian Bashar al Assad, dhe lidhjet e Teheranit me terrorizmin. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA