Trampi i kundërpërgjigjet raketave koreate me dy bombardues mbi gadishull
VOA
30/07/2017 - 13:34
Komanda amerikane e Paqësorit tha se misioni ishte "përgjigje e drejtpërdrejtë" ndaj "provave të përshkallëzuara" të raketave balistike ndërkontinentale të Koresë Veriore më 3 korrik dhe më 28 korrik.
“Koreja e Veriut mbetet kërcënimi më urgjent ndaj sigurisë rajonale", tha gjenerali, Terrence O’Shaughnessy, komandant i forcave ajrore amerikane të Paqësorit. “Diplomacia mbetet e para; megjithatë, ne kemi përgjegjësi ndaj aleatëve dhe kombit tonë të dëshmojmë përkushtimin e palëkundur derisa planifikojmë edhe skenarët më të këqij. Nëse është e domosdoshme, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me forcë të shpejtë, vdekjeprurëse dhe dërmuese...".
Trump kritikon Kinën
Të shtunën presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi sërish Kinën për dështimin që të pengoi programin e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Koresë së Veriut.
Pas provës së të premtes me një raketë balistikë që ra në perëndim të Japonisë, presidenti amerikan fajësoi Kinën të shtunën në mbrëmje duke thënë se ajo "ka mundur lehtë të zgjidhë problemin".
Deklaratat e presidentit Trump u bëri jehonë atyre të bëra nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i cili në një komunikatë fajësoi Kinën dhe Rusinë për shkeljen e vazhdueshme të rezolutave te Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga ana e Koresë së Veriut.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 525 reads



