...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi kërcënoi me shkatërrim ekonominë turke; Erdogani 'përulet' me zbatim të urdhërit

Trampi kërcënon me ‘shkatërrim ekonominë turke’ nëse Erdogani sulmon kurdët pas tërheqjes amerikane nga Siria

SHJ

14/01/2019 - 11:51

Pas kërcënimeve amerikane gjatë vitit 2018-të dhe kundërkërcënimeve turke, për shkak të blerjes së sistemit mbrojtës rus nga Turqia, pasoi kërcënimi tjetër i presidentit amerikan, Trampi, me rastin e tërheqjes së trupave ushtarake amerikane nga Siria dhe kërcënimi i Erdoganit për të shfarrosur aleatët amerikanë në kufi të Sirisë, kurdët, i cili paralajmëroi Turqinë, aleaten e NATO-s, të jetë e vetë-dijshme për zemërimin shkatërrues të presionit ekonomik amerikan nëse Turqia guxon dhe sulmon aleatët e saj, kurdët, ndërsa ushtria amerikane, pohoi Trampi, do të vazhdojë të përdorë një “bazë ekzistuese të afërt”, si duket në Irak, për të sulmuar militantët e ISIS-it nëse organizata terroriste rishfaqet në Siri.

“Do të shkatërrojmë Turqinë ekonomikisht nëse ajo sulmon kurdët, ciceroi Trampi duke nxitur Ankaranë të krijojë një “zonë të sigurtë prej 20 miljesh”. Njëkohësisht Trampi nxiti kurdët të mos provokojnë Turqinë pavarësisht se kjo e fundit po përgatitet intesivisht të sulmojë kurdët. 

Një ditë më pas Erdogani njoftoi se kishte realizuar një marrëveshje historike me Trampin sipas së cilës ai do të krijonte një “zonë të sigurtë” prej 32 km ­— me mundësi për ta zgjeruar më vonë, e cila do të shërbejë si zbutës për sigurinë e kurdëve dhe do të parandalojë sulmet mbi Turqinë.          

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA