Trampi nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake në Venezuelë
SHJ
12/08/2017 - 13:45
Duke e paralajmëruar se SHBA-ja nuk do të përjashtonte ndërhyrjen ushtarake për të zgjidhur krizën politike në Venezuelë. Lëvizja erdhi pas presionit ndërkombëtar mbi qeverinë e Maduros pas zgjedhjeve të korrikut që çuan në instalimin e një asambleje të re kushtetuese duke zëvendësuar legjislaturën e dominuar nga opozita. Në vend të sanksioneve ekonomike mbi naftën e Venezuelës Trampi po shqyrton variantin ushtarak. Deklaratën e bëri i shoqëruar me Rex Tillersonin, ministrin e jashtëm, Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuar dhe Gen HR mcMaster, këshilltari i tij kombëtar.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 35 reads



