...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi paralajmëroi Iranin me ‘zhdukje’ në rast lufte

Radarët dhe instalimet e raketave u vunë në shënjestër pas një dite kur Irani goditi një aeroplan të telekomanduar amerikan

SHJ

21/06/2019 - 08:39

Sipas “New York Times”, Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi një sulm ushtarak agimin e ditës së sotme mbi bazat ushtarake iraniane si përgjigje e goditjes iraniane të një aeroplani të telekomanduar vrojtues amerikan por e anuloi minutën e fundit urdhërin e tij duke lënë aeroplanët në ajër dhe anijet në gadishmëri.

Si duket, për shkak se i dha Teheranit dhe një mundësi për bisedime. Siç raporton “The Times”: Teherani mori një kumt nga Trampi të dërguar përmes ndërmjetësve në Oman, duke e paralajmëruar se një sulm ushtarak po përgatitet ndërsa i kërkoi udhëheqësit suprem të Iranit të hyjë në bisedime për rrëzimin e avionit amerikan.

Paralajmërimin, sipas Reuters, e vërtetuan dhe zyrtarët iranianë sipas të cilëve Trampi kishte paralajmëruar se nëse Teherani dështonte të përgjigjësh “brenda një kohe të kufizuar” Amerika do të sulmojë. Por RT pohoi të kundërtën, se Irani nuk kishte marrë ndonjë paralajmërim. Trampi pohoi se anuloi urdhërin sepse mësoi nga një gjeneral se do të vriteshin 150 iranianë. Vrasjet dhe rrëzimi i avionit ishin të pabarabarta sipas tij. Një ditë më vonë ai tha se Irani do të përballësh me zhdukje nëse lufta shpërthente. 

Pak përpara kësaj faze, administrata federale amerikane njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme duke ndaluar linjat ajrore amerikane të fluturonin në hapësirën ajrore të Golfit për shkak të tensioneve të larta.

Si rezultat, çmimi i naftës u rrit edhe një herë. Sulmet u mbështetën nga fakojtë që qendrojnë pranë Trampit, Boltoni dhe Pompeo. Por zyrtarët e Pentagonit janë të shqetësuar se sulmi mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm ndërsa demokratët paralajmëruan Trampin se ai kishte nevojë për miratimin e Kongresit.

Më herët Voa raportonte:

Presidenti Donald Trump e quajti rrëzimin e dronit amerikan nga Irani mbi Ngushticën e Hormuzit, "një gabim të rëndë" duke thënë se do të komplikojë edhe më tej tensionet që ekzistojnë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Ky është një tjetër telash,” u tha presidenti Trump gazetarëve të enjten ndërsa u takua me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në Shtëpinë e Bardhë.

"Ky droni ishte qartësisht në ujërat ndërkombëtare. Ne e kemi gjithçka të dokumentuar shkencërisht jo vetëm me fjalë", tha presidenti Trump. "Ata bënë një gabim shumë të rëndë".

"Irani bëri një gabim shumë të madh!" tha presidenti Trump më herët në Twitter.

Por gjatë takimit me homologun e tij kanadez, presidenti Trump dukej se u përpoq të zbuste retorikën e tij.

“Mund të ketë qënë ndonjë i përhumbur dhe budalla" tha ai për personin që ka urdhëruar sulmin.

Ai tha gjithashtu se, “do të ishte shumë, shumë ndryshe” nëse Irani do të kishte qëlluar një avion amerikan me pilot.

Të enjten më herët, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte qëlluar dhe rrëzuar një dron amerikan të tipit RQ-4 Global Hawk mbi hapësirën ajrore iraniane.

"Ky ishte një sulm i paprovokuar mbi një pajisje mbikëqyrëse amerikane në hapësirën ajrore ndërkombëtare," tha në një deklaratë zëdhënësi i Komandës, kapiteni Bill Urban, duke argumentuar se avioni po vepronte mbi Ngushticën e Hormuzit kur u qëllua nga një raketë tokë-ajër të mërkurën.

Avioni pa pilot, që kushton më shumë se 222 milionë dollarë, mund të mbikëqyrë rreth 100,000 kilometra katrore në ditë, që është pothuajse sa sipërfaqja e Koresë së Jugut ose Islandës. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë dërguar anije detare në ngushticë në një përpjekje për të rimarrë pjesë të mbetura të avionit nga një fushë.

Shqetësimet për një konfrontim potencial mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në rritje, ndërsa zyrtarët amerikanë akuzuan Iranin javën e kaluar se ishte përgjegjës për sulmet në dy anije çistertë në Ngushticën e Hormuzit.

Përveç kësaj, zyrtarët amerikanë kanë thënë se agjencitë e zbulimit gjatë një periudhe gjashtë javore kanë vënë re "një varg kërcënimesh" në Lindjen e Mesme që "lidhen me regjimin iranian".

Të mërkurën, Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Iranin, Brian Hook, i tha një komisioni të Kongresit se vendimi për të autorizuar 1,000 trupa shtesë për të rritur mbrojtjen në pozicionet amerikane në Irak dhe Siri - duke përfshirë një raketa-hedhëse Patriot dhe avionë shtesë vëzhgimi dhe luftarakë - kishte qenë i efektshëm.

"Ne mendojmë se kjo ka ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të llogaritjeve të gabuara," tha ai. "Ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë në nivelin që kishim pritur."

Por pas rrëzimit të dronit amerikan, senatori republikan i Karolinës së Jugut Lindsey Graham tha se rreziqet e një konfrontimi të mundshëm po rriten.

"Është një situatë e rrezikshme, me tensione të larta në rajon. Ne duhet të jemi të fuqishëm dhe strategjik sesi të mbrojmë interesat tona. Nuk mund të jemi të papërgjegjshëm në atë që bëjmë," tha ligjvënësja më e lartë demokrate përpara se të hynte në një takim informues të zbulimit.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër hakmarrjes për incidentin, duke thënë se përdorimi i forcës kundër Iranit "do të ishte një fatkeqësi për rajonin".

Ushtria amerikane tha se Irani u përpoq për herë të parë të qëllonte një dron amerikanë javën e kaluar.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Trump u tërhoq vitin e kaluar nga marrëveshja ndërkombëtare që kufizoi programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Qysh atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një numër sanksionesh kundër Iranit si pjesë e një fushate të"presionit maksimal" kundër Iranit që synon ta detyrojë Teheranin të ulet në negociata për të siguruar atë që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë përshkruar si një marrëveshje më gjithëpërfshirëse bërthamore që gjithashtu adreson programin e raketave të Iranit dhe mbështetjen e tij për grupet terroriste.

Zyrtarët amerikanë besojnë se qeveria iraniane po e ndjen presionin nga sanksionet e ripërtërishme. Por, në përgjigje, Irani njoftoi rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar, ndërsa kërkoi ndihmë nga vendet evropiane për të kompensuar humbjet nga sanksionet amerikane.

Pas sulmeve ndaj anijes norvegjeze dhe japoneze çisternë javën e kaluar, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se rreziku i llogaritjeve të gabuara ishte në rritje.

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmet ndaj anijeve çisternë.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA