...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi shfuqizoi kufizimet e Obamës mbi çlirimet e qymyrit

Shfuqizimi do të rezultojë në çlirimin e më shumë bloze dhe kimikateve dhe do të vrasë më shumë se 1,400 amerikanë në vit deri në vitin 2030

SHJ

22/08/2018 - 08:27

Plani do të rrisë prodhimin e impianteve të qymyrit dhe mbështetet mbi shtetet të cilët duhet të krijojnë burimet energjitike më efiçente. Qasja e re pritet të reduktojë çlirimet e karbonit nga impiantet me 1.5 për qind deri në vitin 2030, nëse gjithë shtetet zbatojnë plane efektive. Ky synim është mjaft poshtë 32% të Obamës. Administrata e Trampit tha se reduktimet do të jenë të “krahasueshme” për shkak të ndryshimeve në tregun e energjisë.

Shfuqizimi do të rezultojë në çlirimin e më shumë bloze dhe kimikateve dhe do të vrasë më shumë se 1,400 amerikanë në vit deri në vitin 2030, sipas përllogaritjeve të EPA-s (Environmental Protection Energy). Do të shkaktojë gjithashtu 40,000 raste me astmë dhe 60,000 ditë të humbura shkollore deri në vitin 2030. SHJ   

Administrata e Presidentit Trump propozoi sot një eliminim në shkallë të gjerë të kufizimeve të vendosura në kohën e presidentit paraardhës Barak Obama për emetimet e gazeve nga uzinat e qymyrgurit. Plani u jep shteteve amerikane më shumë liri veprimi në zgjedhjen e mënyrës së rregullimit të ndotjes që vjen nga uzinat.

Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit deklaroi se një masë e tillë "nxit pavarësinë energjitike". Grupet e mbrojtjes së mjedisit thonë nga ana e tyre se kjo do të dëmtojë luftën kundër ngrohjes globale.

Ky hap vë në shënjestër një ndër përpjekjet e mëdha të ndërmarra nga administrata Obama për të luftuar ndryshimet klimatike, që synonte pakësimin e gazeve që ndikojnë në ndryshimet e klimës dhe të ndotësve të tjerë nga centralet me qymyrguri. Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA