...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi shkakton “tërmet” në Amerikë

Trampi shkakton “tërmet” në Amerikë: urdhëroi deklasifikimin e menjëhershëm të dokumenteve të lidhur me mbikqyrjen e fushatës së tij (FISA) gjithashtu dhe kumte të shkruajtur lidhur me hetimin rus

SHJ

18/09/2018 - 09:21

Trampi shkakton “tërmet” në Amerikë: urdhëroi deklasifikimin e menjëhershëm të dokumenteve të lidhur me mbikqyrjen e fushatës së tij (FISA) gjithashtu dhe kumte të shkruajtur lidhur me hetimin rus. Vendimi u mor pas kërkesës së një numri të komitetit të kongresit dhe për arsye tejdukshmërie dhe “implikon” gjithë kundërshtarët e Trampit, nga FBI-ja deri te departamenti i drejtësisë, të “lidhur” me fushatën e Hilari Klintonit.     

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se informacioni që pritet të bëhet publik përfshin një autorizim të FBI-së për survejimin e ish-këshilltarit të fushatës Trump, Carter Page dhe raporte të bisedave që FBI-ja ka patur me zyrtarin e lartë të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Ohr.

Në vitin 2016, zoti Ohr u vu në kontakt me ish-agjentin britanik Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje, ku pretendohej se Rusia mund ta shantazhonte zotin Trump me informata inkriminuese dhe të turpshme.

Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se disa njerëz në FBI dhe në Departamentin e Drejtësisë janë të njëanshëm dhe se e kanë devijuar hetimin e pavarur për të provuar nëse fushata e tij ka bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të tij.

Zoti Trump i ka mohuar akuza të tilla dhe e quan hetimin një "gjueti shtrigash".

Demokratët në Kongres thonë se Presidenti Trump po përpiqet ta minojë hetimin. Voa     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA