...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi shpotit demokratët: Rusia do të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme për të ndihmuar ju

Rusia "do të përpiqet shumë për të ndihmuar demokratët" në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin, kundër kandidatëve republikanë të favorizuar prej tij

Voa

25/07/2018 - 07:46

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të martën se Rusia "do të përpiqet shumë për të ndihmuar demokratët" në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin, kundër kandidatëve republikanë të favorizuar prej tij.

Zoti Trump shkruante në Twitter se ai është "shumë i shqetësuar se Rusia do të luftojë fort për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme".

Presidenti shkruante se bazuar në faktin që asnjë President nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se ai, “ata do të përpiqen shumë në favor të demokratëve. Ata në asnjë mënyrë nuk e duan Trumpin!"

Deklarimet e Presidentit Trump se Moska do të favorizonte demokratët në garat e 6 nëntorit për Kongresin, bie në kundërshtim me përfundimet e komunitetit të zbulimit amerikan se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016-s për të ndihmuar kandidatin Trump të fitonte Shtëpinë e Bardhë.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA