Trampi: tani Perëndimi kërcënohet nga Rusia (NATO-Rusia: luftë e ftohtë)
SHJ
27/05/2017 - 10:11
Përgjatë fjalës së tij në mbledhjen e G7, Trampi tha, mes të tjerash, se aleanca duhet të përqendrohet mbi “kërcënimet nga Rusia, dhe kufijtë lindor dhe jugor të NATO-s”. Tusku, në anën tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së, nuk ndau të njëjtin qendrim me Trampin. Ky i fundit, në fazën parazgjedhore kishte thënë se “do të ishte bukuri nëse ne [amerikanët] do të jetonim bashkë” me Rusinë dhe ishte zotuar se do të shkatërronte ISIS-in sepse ky ishte kërcënimi i vërtetë i Perëndimit. Putini, ndërkohë, po përpiqet të mbajë një qendrim të butë për Trampin: kërkon ta “lajkatojë” që mos të tensionojë marrëdhëniet. Ministri i jashtëm rus, në anën tjetër, në një qendrim publik, tha se marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s janë në pikën më të keqe që nga koha e luftës së ftohtë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 359 reads



