...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi urdhëroi krijimin e forcës ushtarake të hapësirës

Forca ushtarake amerikane e hapësirës do të mbrojë interesat amerikane në hapësirë duke mbikqyrur trafikun tregëtar dhe mbetjet e satelitore

Voa

20/06/2018 - 08:45

Presidenti Donald Trump tha se i ka dhënë një orjentim Pentagonit që të krijojë një "Forcë të hapësirës", si krahu i gjashtë i shërbimit të forcave ushtarake të vendit. 

Këto komente ai i bëri të hënën, në një takim të Këshillit Kombëtar të Hapësirës. Presidenti tha se Amerika duhet të ketë një prani të fuqishme në hapësirë. "Kur është fjala për mbrojtjen e Amerikës, nuk është e mjaftueshme që të jemi të pranishëm në hapësirë, është e rëndësishme që ta dominojmë hapësirën. Kjo është arsyeja që po i kërkoj Departamentit të Mbrojtjes që të fillojë menjëherë procesin e nevojshëm për krijimin e Forcës së Hapësirës, si dega e gjashtë e forcave tona të armatosura", tha Presidenti.

Ideja e Forcës së Hapësirës është ngritur edhe më parë nga zoti Trump dhe administrata të mëparshme, por kjo çështje ka hasur në rezistencën e zyrtarëve të lartë ushtarakë. Voa

*Një studim do të publikojmë së shpejti për këtë temë...SHJ   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA