Turqia beftas sprapset në aleancën e saj me Rusinë
Rusia, nga ana tjetër, ka frikë të përparojë ndërtimin e një prodhuesi të përbashkët në Turqi sepse vlerëson se vendi është i pasigurtë: vendi mbetet territor tranzit për Islamistët duke gjykuar nga shumica e tyre kur shkuan në Siri dhe Irak nga Turqia.
SHJ
10/10/2017 - 12:19
Turqia e Erdoganit ndryshoi qendrim lidhur me Krimenë dhe rrjedhimisht tensionon marrëdhëniet diplomatike me Rusinë: ajo nuk e njeh aneksimin e saj. Ndryshoi qendrim edhe lidhur me eksportet bujqësore të Rusisë: tashmë ato do të kenë lejim të veçantë. Ky ndryshim lidhet me vendimin e Rusisë për të importuar perime vetëm nga nëntë ndërmarrje turke. Ndyshoi qendrim edhe për sistemin mbrojtës raketor kundërajror S-400: ai do të materializohet vetëm nëse Rusia hap prodhim të përbashkët në Turqi. Për hapjen e prodhimit Rusia kërkon specifikim lidhur me të drejtat e administrimit të impiantit dhe shitjeve të tij në të ardhmen. Rusia, nga ana tjetër, ka frikë të përparojë ndërtimin e një prodhuesi të përbashkët në Turqi sepse vlerëson se vendi është i pasigurtë: vendi mbetet territor tranzit për Islamistët duke gjykuar nga shumica e tyre kur shkuan në Siri dhe Irak nga Turqia. Çështja e vizave mes vendeve e ka shqetësuar gjithashtu: Turqia lejon pa viza turistët rusë të shkojnë në Turqi ndërsa Rusia lejon vetëm biznesmenët dhe ndërtuesit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 226 reads



