Turqia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje ushtarake kundër Rusisë
SHJ
19/08/2017 - 10:10
Gjeneralët e Turqisë dhe Iranit ranë në ujdi. Kreu i personelit të përgjithshëm të forcave ushtarake të Iranit, Mohamad Hossein Bagheri, kur ishte në një vizitë zyrtare në Turqi, pak ditë më parë, nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij Turk, Gjeneralin Hulusi Akar, për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve por që hollësitë e saj nuk janë bërë publike. Turqia dhe Irani kanë qendrime të ndryshe lidhur e presidentin e Sirisë Bashar alAssad-in, por interesat e tyre në Irak përkojnë: as Ankaraja as Teherani nuk duan që Kurdistani i Irakut të zhvillojë referendum për pavarësi.
Për shekuj, Persia dhe Perandoria Otomane kanë paguar luftra të egra për të pushtuar hapësira të mëdha gjeopolitike — nga Kaukazi deri në Irak. Shahët e Iranit dhe sulltanët e Turqisë kërkonin të kontrollonin rrugë strategjike dhe tregëtare të Mesopotamisë dhe Transkaukazisë. Në shekullin e 21 Ankaraja dhe Teherani venduan të mos luftojnë njëri-tjetrin, por të pajtohen paqësisht në bashkëpunim në sektorë ku interesat e tyre përkojnë.
Njëri është zhvillimi i burimeve të gazit në Iran në bashkëpunim me teknikët turq, rusë dhe iranianë. Erdogani kërkon ta kthejë vendin në qendër të shpërndarjes së gazit. Por gazi iranian sfidon gazin rus dhe marrëveshjet që ka krijuar Moska me Ankaranë. Si pasojë, Moska përballet me sfidën e gazit iranian, për të cilin po kontribuon, dhe marrëveshjen ushtarake mes dy vendeve. Ylli Përmeti ka parashikuar krizë në Turqi dhe kjo marrëveshje kontribuon më shumë në krizën turke...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1256 reads



