Turqia përballë furtunës së sanksioneve të Uashingtonit dhe Brukselit
Truqia përballet me sanksione si nga Amerika ashtu dhe nga BE-ja: nga e para, për shkak se bleu sistemin rus të mbrojtjes; nga e dyta, sepse Turqia zhvilloi shpime të paligjshme në zonën ekskluzive të Qipros.
SHJ
13/07/2019 - 16:34
Truqia përballet me sanksione si nga Amerika ashtu dhe nga BE-ja: nga e para, për shkak se bleu sistemin rus të mbrojtjes; nga e dyta, sepse Turqia zhvilloi shpime të paligjshme në zonën ekskluzive të Qipros.
Për këto të fundit u desh puna diplomatike e Qipros për ndryshimin e tekstit lidhur me masat e synuara: ndërsa teksti i parë thoshte se “Këshilli thërret Përfaqësuesin e Lartë dhe Komisionin Evropian të vazhdojnë punën e tyre për masat e mundshme të synuara nëse Turqia vazhdon shpimet në Mesdheun Lindor” duke lënë hapur se kur do të ketë masa të këtij lloji, përcaktimi përfundimtar ndryshoi tekstin duke folur për “shqyrtimin e zgjidhjeve”.
Kjo frazë heq pasigurinë për sanksione.
Paralelisht 28 anëtarët e BE-së vendosën masa më konkrete: pezullimin e negociatave për marrëveshjen tërësore të transportit ajror; kufizimin e ndihmës paraintegruese që i jep Turqisë deri në vitin 2020; dhe përfundimin e financimit nga Banka Evropiane e Investimeve.
Këto sanksione do të marrin dritën e jeshile të hënën nga Këshilli i Çështjeve të Jashtme Evropiane.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 13 reads



