...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ukraina shpalli ligjin e luftës pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, mbajti një takim emergjent të kabinetit të dielën dhe tha se do t’i propozonte parlamentit shpalljen e ligjit të luftës, siç edhe veproi të hënën duke nënshkruar dekret: ligji i luftës do të jetë në fuqi deri në 26 janar të vitit tjetër ndërsa gjenerali i përgjithshëm filloi mobilizimin e pjesshëm të trupave ushtarake të cilat edhe më parë ishin në alarm të lartë. Përmes këtij ligji, Poroshenkua pezulloi dhe zgjedhjet dhe qendron në pushtet për sa kohë që ligji është në fuqi.

SHJ

26/11/2018 - 16:39

Rusia hapi zjarr ndaj dy anijeve të marinës ukrainase dhe goditi një tjetër të dielën në Detin e Zi dhe kapi anijet, duke pretenduar se ato hynë në mënyrë të paligjshme në ujërat e saj territoriale.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën gjashtë marinarë të saj janë plagosur, ndërsa mohoi pretendimet e Rusisë duke e akuzuar atë për përfshirje në agresion ushtarak.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “veprimet e tilla paraqesin rrezik për sigurinë e të gjitha vendeve të Detit të Zi dhe së këndejmi kërkojnë një përgjigje të qartë të komunitetit ndërkombëtar”.

Ndërsa shërbimi Federal rus i Sigurisë, (FSB) akuzoi Ukrainën për provokim të qëllimshëm.

"Armët u përdorën për të ndaluar me forcë anijet ushtarake ukrainase. Për rrjedhojë, të tri anijet e marinës ukrainase janë kapur në ujërat territoriale ruse në Detin e Zi”, thuhet në një deklaratë të FSB-së.

Incidenti i së dielës filloi kur një rimorkiator ukrainas po shoqëronte dy anije të marinës nga porti i Odessas në Detin e Zi për në portin ukrainas në Mariopol, në Detin Azov nëpërmjet ngushticës Kerç. Ngushtica Kerç, është kalimi i vetëm ndërmjet dy deteve.

Një traktat i vitit 2003, i përcakton Detin Azov dhe ngushticën Kerç, si ujëra të përbashkëta territoriale. Megjithëse qoftë Rusia qoftë Ukraina kanë liri lundrimi në ngushticën përkatëse, atje ka rregulla teknike se si anijet kalojnë përmes ngushticës. Sa herë një anije kalon ajo duhet të njoftojë portin e Krimesë, i cili kontrollon trafikun në zonë. Ndërsa Kievi thotë se njoftoi palën ruse, Moska mohon se nuk ka marrë asnjë njoftim. Moska më pas akuzoi Kievin për provokim të planifikuar i cili synon të ndezë konfliktin mes dy vendeve dhe të justifikojë ligjin e luftës.

Ukraina tha se roja bregdetare ruse goditi dhe dëmtoi rimorkiatorin dhe qëlloi mbi dy anijet dhe i bllokoi ato. Ukraina tha se Rusia përdori një tanker për të mbyllur ngushticën. Rusia tha se anijet ukrainase shkelën në ujërat e saj territoriale dhe akuzoi Ukrainën se nuk e ka informuar që anijet po planifikonin të lundronin nëpërmjet ngushticës – pohime këto që u hodhën poshtë nga Ukraina.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, mbajti një takim emergjent të kabinetit të dielën dhe tha se do t’i propozonte parlamentit shpalljen e ligjit të luftës, siç edhe veproi të hënën duke nënshkruar dekret: ligji i luftës do të jetë në fuqi deri në 26 janar të vitit tjetër ndërsa gjenerali i përgjithshëm filloi mobilizimin e pjesshëm të trupave ushtarake të cilat edhe më parë ishin në alarm të lartë. Përmes këtij ligji, Poroshenkua pezulloi dhe zgjedhjet dhe qendron në pushtet për sa kohë që ligji është në fuqi. 

Një takim emergjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet të hënën pasdite sipas kohës së Evropës qendrore, tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. Më herët gjatë këtij viti, administrata e presidentit Donald Trump i kërkoi Rusisë që t’i jap fund pengimit të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov dhe ngushticën Kerç, që synon dobësimin e ekonomisë së Ukrainës.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës janë përkeqësuar që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti një konflikt separatist pro-rus në Ukrainën lindore në vitin 2014.

NATO-ja tha se po i ndjek nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për përmbajtje dhe shtendosje të gjendjes.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se “NATO-ja mbështet fuqishëm sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës, përfshirë edhe të drejtën e saj për të lundruar në ujerat territoriale. I bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë qasje të papenguar në portet ukrainase në Detin Azov, në pajtim më ligjin ndërkombëtar”, shkroi ajo.

Bashkimi Evropian tha se pret që Rusia të rivendosë kalimin e lirë në ngushticën Kerç, ndërsa u bën thirrje të dyja palëve që të veprojnë me vetëpërmbajtje dhe të shtendosin menjëherë situatën.

Në një komunikatë të zyrës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, citohet të ketë thënë më herët në Parlamentin Evropian se zhvillimet në Detin Azov janë dëshmi se si jostabiliteti dhe tensionet rriten kur nuk respektohen rregullat themelore të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në reagim ritheksohet qëndrimi se Bashkimi nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia. Voa   

*Lajmi është përditësuar nga SHJ. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA