...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ushtria turke gatitet për luftë me kurdët në Siri

Presidenti Erdogan tha se brenda javës do të japë urdhrin që forcat turke të kalojnë kufirin duke u futur në pjesën veriore të Sirisë, Idlib, atje ku operojnë kurdët e mbështetur nga SHBA

SHJ

14/01/2018 - 10:04

Turqia pritet të fusë ushtrinë e saj në territorin e Sirisë.

Presidenti Erdogan tha se brenda javës do të japë urdhrin që forcat turke të kalojnë kufirin duke u futur në pjesën veriore të Sirisë, Idlib, atje ku operojnë kurdët e mbështetur nga SHBA.

Turqia e ka futur dy herë ushtrinë në Siri, hera e fundit tre muaj më parë, për të kufizuar luftimet mes palëve pas një marrëveshje me Rusinë dhe Iranin, për të ndërprerë “korridorin kurd” në kufirin jugor të Sirisë. 

“Ne do të presim se çfarë do të bëjnë ata. Nëse nuk tërhiqen, atëherë brenda javës do ta shohin se çfarë kemi për t’ju bërë”, tha Erdogan.

Ushtria turke ka goditur me artileri disa herë pozicionet e kurdëve në veri të Sirisë gjatë javës që lamë pas pa asnjë dëm. 

“Amerika dërgoi 4,900 kamionë me armë në Siri. Ne e dimë këtë. Nuk është kjo ajo cfarë bëjnë aleatët. Ne e dimë ata dërguan 2,000 aeroplanë plotë me armë,” tha Erdogani. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA