Vetëm nga çlirimi i karbonit vdesin më shumë se 83 milionë njerëz deri në vitin 2100
Sipas një studimi të publikuar në “Nature” pak ditë më parë, vetëm çlirimi i karbonit (CO₂) do të vrasë 83 milionë njerëz nga viti 2020 deri në vitin 2100
SHJ
04/08/2021 - 20:22
Sipas një studimi të publikuar në “Nature” pak ditë më parë, vetëm çlirimi i karbonit (CO₂) do të vrasë 83 milionë njerëz nga viti 2020 deri në vitin 2100. Studimi shqyrton disa skenarë dhe parashikimi bazohet në çlirimet e vitit 2020 kur planeti ynë u zhyt në karantinë. Si i tillë, ai mund të konsiderohet si skenar pozitiv meqënse viti 2020 pati çlirime shumë më të ulëta se ç’kemi aktualisht dhe ç’do të kemi në të ardhmen!
Bazuar në skenarin në fjalë, planeti do të ngrohet me 4.1 ºC krahasuar me nivelin para-industrial. Shtimi i 4,434 metrik tonëve i dioksidit të karbonit në vitin 2020 —i barasvlefshëm me çlirimet e gjithë jetës mesatare të 3.5 amerikanëve— shkakton një vdekje më shumë globalisht mes vitit 2020-2100.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 8 reads



