...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Veteranët e inteligjencës amerikane thirrje Bajdenit të heqë dorë nga lufta me Rusinë

Veteranët Profesionistë të Inteligjencës së Shëndetit (VIPS), një grup ish-oficerësh të komunitetit inteligjent të SHBA-së, i bëjnë thirrje Bajdenit të heqë dorë nga lufta me Rusinë

Ylli Përmeti

27/01/2023 - 16:18

Veteranët Profesionistë të Inteligjencës së Shëndetit (VIPS), një grup ish-oficerësh të komunitetit inteligjent të SHBA-së, i bëjnë thirrje Bajdenit të heqë dorë nga lufta me Rusinë. Thirrja e tyre është publikuar në faqen e një organizate amerikane e cila ka vite që lufton kundër politikave intervencioniste të qeverive amerikane, e cila është pjesë e institutit Randolph Bourne.

Sipas tyre, presidenti amerikan, Bajdeni, është keqdijësuar për “interesat amerikane” në Ukrainë dhe i bëjnë thirrje atij të ndalojë luftën kundër Rusisë. Thirrjen e tyre e fillojnë me dërgimin e tankeve në Ukrainë. Sipas tyre ata nuk mund ta ndalojnë Rusinë “që të mundin çka ka mbetur në ushtrinë ukrainase”. Ata mendojnë se presidenti nuk është këshilluar përputhshëm lidhur me luftën në Ukrainë dhe ortakërinë strategjike mes Rusisë dhe Kinës. Ata synojnë të përgatisin presidentin për një tronditje të madhe: se ofensiva ruse do të shpaloset në Ukrainë gjatë dimrit dhe si pasojë zgjedhje të pamirëseardhura do të pasojnë. Një plan shmangës duhet të kërkohet, sa më shpejtë aq më mirë.

“Këshilltarët e tu të inteligjencës duken me lumturi pa dijeni se çfarë po vjen. Ata duken edhe më pak të aftë të të paraqesin ty zgjidhje për t`iu shmangur një katastrofe më të madhe për Ukrainën pa përshkallëzim më të madh dhe më të rrezikshëm. Sa i përket Kinës, ortakëria me Rusinë është aq e ngushtë sa që tashmë është një rrezik i një lufte në dy fronte me dy fuqi të fuqishme bërthamore që mbështesin njëra-tjetrën kundër SHBA-së”, citon thirrja e tyre.

Pasi paraqesin disa fakte, ata përfundojnë thirrjen e tyre me “Rusia nuk është vetëm e vendosur të mbizotërojë por ajo ka mjetet për të mbizotëruar në Ukrainë pavarësisht furnizimit me armë nga perëndimi. Duke perifrazuar Obamën, Rusia sheh një kërcënim ekzistencial në Ukrainë ndërsa Ukraina nuk paraqet kërcënim serioz ndaj SHBA-së. Është fakt jete se fuqitë bërthamore nuk durojnë kërcënime ekzitenciale në kufijtë e tyre. Dhe atje s`ka asnjë fakt që të mbeshtesë akuzën se pas Ukrainës, Putini do të sulojmë vendet perëndimore. Bashkimi Sovjetik është i vdekur dhe ka ikur. As Putini nuk mund të hidhet poshtë si paranojak. Ai e ka dëgjuar nga buzët e ministrit të mbrojtjes amerikane Lloydin Austin se:

“Një nga qëllimet e SHBA-së në Ukrainë është të shohë një Rusi të dobësuar...SHBA-ja është gati të lëvizë qiejt dhe tokën për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën kundër Rusisë”.

Mund të realizojë SHBA-ja qëllimin e Austinit? Jo pa përdorur armët bërthamore. Kështu, atje është një shkëputje e madhe konceptuale dhe veçanërisht e rrezikshme. Thënë thjesht, është e pamundur të “fitohet lufta kundër Rusisë” DHE shmang [i thonë presidentit] luftën e tretë botërore. Është e tmerrshme që ministri i mbrojtjes Austin mund të mendojë se është e mundur. Në çdo rast, Kremlini duhet të hamendësojë se ai mendon kështu. Por është një mashtrim shumë i rrezikshëm, përfundon thirrja.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA