Kapërcim shkencor: valët tingëllore kurojnë dredhjet e njeriut
10/12/2016 - 10:25
Mjekët në Londër përdorën për herë të parë valë tingëllore për të operuar me suskes thellë në tru një njeri i cili vuante nga dredhje të pakontrolluara. Dredhja shkaktohet nga mos përputhja kohore e sinjaleve elektrike që lëshon truri për muskujt e dorës. Aparati lëshon më shumë se 1 mijë rreze ultratingëllore në vendin përgjegjës që bllokon sinjalet elektrike. Ajo shkakon nxehtësi të mjaftueshme për të shkatërruar indin. Kjo është mjekësi e përpiktë. Operacioni kryhet ndërsa pacienti është i zgjuar. Ai eliminon operacionet mekanike me bisturi, rrjedhje gjaku dhe dhimbje me pak minuta tingëllore. Mjekët tashmë besojnë se operacionet me valë tingëllore mund të kurojnë sëmundje të tjera. BBC
Sigurisht, pasi kuptuan gjenealogjinë e trurit dhe pjesët e tij përgjegjëse për kontrollin e pjesëve të tjera të trupit të njeriut. Domethënë, disa nga shkaqet e sëmundjeve të njeriut që lidhen me trurin.
Videon mund ta shihni ketu: http://www.bbc.com/news/health-38264859
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 22 reads



