...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Athina dhe agjentura greke në Shqipëri shpërndan miliona euro për Belerin

Rasti` saj implikon të gjitha palët (politike) dhe veçanërisht SPAK-un (pushtetin juridik).

Ylli Përmeti

05/03/2024 - 08:17

Një ditë përpara gjykimit të Belerit, shtypi grek (dje me gazetën “Ta Nea” dhe sot me Kathimerininë) dhe shtypi pranë Berishës (me në krye Syrin dhe Bushatin), sulmuan gjyqtaren Irana Gjoka ndërsa shtypi pranë Ramës (me Topin në krye, kryeturpin e gazetarisë shqiptare) e mbrojti atë!

Sipas gazetave greke, ajo është ndaluar në Greqi në vitin 2002 për falsifikim certifikate konsullore me qëllim që të fitonte letërnjoftim të posaçëm si “homogjene” ose “njëkombës”. Si pasojë dhe për shkak se zona Shengen nuk lejon këtë veprim, asaj iu ndalua hyrja në Greqi për 12 vjet.

Në vitin 2019 ajo kërkoi të përfshihësh në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit por Komisioni Hetimor Ndërkombëtar nuk e miratoi por më pas, thotë shtypi grek, “hyri nga dritarja” që hapi qeveria “Rama”. 

Gjoka është përballur që në hapat e parë të saj si gjykatëse me “padrejtësinë” e pushtetit politik, sepse Berisha e shkarkoi atë kur ishte gjyqtare në vitin 1993 (fakt, të cilin, Berisha e ka pranuar publikisht por asnjë “gazetarë” i pavarur si Bushati apo gjykatës nuk tregon dhe faktin tjetër se ai duhet të hetohet sepse nuk e lejonte Kushtetuta të pushonte gjyqtarë).

Ndërsa Berisha mbetet të hetohet për tejkalim të “kompetencave” si president, Gjoka, në fakt, ka kryer vepër penale, sipas Kodit tonë (kundërvajtje penale). Si pasojë, ajo duhet të shkarkohet dhe dënohet sipas ligjit (neni 186). Por kur shohim ngritjen e saj në detyrë (duke filluar me vitin 2014), kuptohet se ajo është mbështetur nga partia në pushtet.

Si pasojë, rasti` saj implikon të gjitha palët (politike) dhe veçanërisht SPAK-un (pushtetin juridik). Vendimi i Komisionit Hetimor të Posaçëm, për mosmiratimin e kërkesës së saj, rrjedhimisht, nuk duhet të ishte shkelur.

Si pasojë, vendimi` saj sot, për Belerin, vendoset në pikëpyetje jo vetëm kur e shohim nga këndvështrimi politik por kryesisht kur e shohim nga këndvështrimi juridik. Kështu rasti “Beleri” do të vazhdojë të quhet politik (siç e quan pa pikë turpi gazetari` “pavarur” Bushati) dhe do të shpërnjihen faktet.

Agjentura greke po shpenzon shuma të mëdha në Shqipëri dhe ky fakt dihet falë rrëfimit të ndershëm të ish-ministrit të jashtëm grek, Koxhiasi. Nga 50 milionë euro që ajo shpërndan çdo vit, për të përparuar qëllimet e saj gjeopolitike në rajon, me siguri shpenzon përqindjen më të madhe në Shqipëri.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA